Aktualitet

Matura Shtetërore 2024, rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z

Nga data 22 deri më 24 prill rihapen aplikimet për “Matura Shtetërore 2024” për formularët A1 dhe A1Z. Ky do të jetë raundi i fundit me aplikime dhe modifikime të formularëve A1/A1Z, përpara zhvillimit të provimeve të MSH, sesioni i parë. Ja se cilët janë hapat e procedurës.

Rihapen sot aplikimet për “Matura Shtetërore 2024” për formularët A1 dhe A1Z për kandidatët e këtij viti. Aplikimet kryhen nga data 22 prill-28 prill, nga ora 08:00-16:00. Ky do të jetë raundi i fundit me aplikime dhe modifikime të formularëve A1/A1Z, përpara zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore 2024, sesioni i parë.


Hapat e procedurës 


1. Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

2. Zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”;

3. Zgjidhni llojin e formularit të aplikimit (maturantët duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët A1Z) dhe plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;

4. Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;

5. Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin www.e-albania.al, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin.



Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit 


Për aplikimin me A1/A1Z, përgjigjja merret pasi përfundon procesi me konfirmimin dhe printimin e formularit në shkollë.


Periudha e vlefshmërisë


Aplikimi me formularin A1/A1Z është i vlefshëm vetëm për Maturën Shtetërore të këtij viti shkollor, duke përfshirë edhe sesionin e dytë (vjeshtën).



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

622 Lexime
1 javë më parë