Provimet e maturës

Matura shtetërore, nesër provimi i matematikës

Të gjithë maturantët do të zhvillojnë nesër provimin e fundit të detyruar, atë të matematikës. Testet për zhvillimin e provimit do të jenë të deferencuara sipas llojit të shkollës së mesme që maturanti ka kryer.

Të gjithë maturantët do të zhvillojnë nesër provimin e fundit të detyruar, atë të matematikës. Testet për zhvillimin e provimit do të jenë të deferencuara sipas llojit të shkollës së mesme që maturanti ka kryer.


Testet për shkollat e profileve artistike, sportive dhe profesionale do të jenë të një niveli më të lehtë, krahasuar me testet që do të plotësojnë maturantët që kanë ndjekur shkollat e profilit gjuhësor, apo gjimnazet e përgjithshme.


Sipas rregullores, maturantët duhet të paraqiten në qendrën e provimit 1 orë e 30 minuta përpara orarit të përcaktuar për nisjen e provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të keni me vete dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme siç është stilolapsi, ndërsa për testin e matematikës duhet të keni edhe vizore, kompast, makinë të thjeshtë llogaritëse.


Testi ka shtatë linja në të cilat janë përzgjedhur pyetjet. Për secilën linjë është përcaktuar edhe ndikimi që do të ketë në sasinë e pyetjeve të tezës së provimit të matematikës.

Bëhet fjalë për linjat, si: Numri dhe veprimet me numrat, matja, algjebra, funksioni, gjeometria, njehsimi diferencial dhe integral, si dhe statistika dhe probabiliteti. 


Temat që kanë vlerësimin më të lartë në përqindje duhet të marrin edhe vëmendjen maksimale gjatë orëve përgatitore të mbetura. Teza e provimit të matematikës do ketë në përbërje 25 pyetje, nga të cilat 13 janë me përgjigje alternative, e që vlerësohen me 1 pikë secila, si dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Për të marrë notën maksimale maturantit i duhet të grumbullojë me përgjigjet e dhëna 50 pikë, ndërsa për të kaluar provimin duhet të merrni detyrimisht 10 pikë, (20 për qind e pikëve totale të testit të përcaktuara sipas rregullores së maturës).


Rregullat 

  • Provimi do të fillojë në orën 10.00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
  • Maturanti duhet të paraqitet në qendrën e provimit 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit.
  • Maturanti duhet të ketë me vete detyrimisht, vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolaps.
  • Maturanti plotëson testin vetëm me stilolaps me ngjyrë të zezë, ose blu dhe në pyetjet me alternativa duhet të rrethojë vetëm alternativen e saktë.
  • Maturanti përjashtohet automatikisht nga provimi nëse mban me vete celular, apo çdo mjet tjetër komunikimi të ndaluar në mjediset e testimit.
  • Maturanti nuk duhet të dëmtojë kodin e sekretimit të testit, apo të vendos mbi të shenja të dallueshme dhe të veçanta, që mund të çojnë në identifikimin e tyre gjatë procesit të korrigjimit.
  • Maturantëve me aftësi të kufizuara u janë krijuar kushtet e përshtatshme për zhvillimin e provimit.
  • Maturantët që dorëzojnë testin përpara kohës se mbarimit të provimit, nuk mund të largohen nga qendra e provimit.
  • Maturanti nuk mund të ndryshojë vendin e caktuar, të komunikojë apo të japë informacion me maturantët e tjerë, apo të refuzojë kontrollin nga ana e administratoreve.
  • Temat që kanë përqindjen më të lartë të pyetjeve në test

(A.H; Portali Shkollor)

3,287 Lexime
5 vjet më parë