PETICIONI

Maturantët në protestë: Testi i gjuhë-letërsisë abstrakt, kërkojmë rivlerësim të tij

Një ditë pasi dhanë testin e Maturës Shtetërore për Gjuhën shqipe dhe Letërsinë, maturantët kanë dalë në protestë. Ata pretendojnë se provimi ka qenë absurd. Të mbledhur para Ministrisë së Arsimit ata kërkojnë rivlerësim ose ripërsëritje të provimit si dhe ulje të kuotave për hyrjen në universitete.

Qindra maturantë kanë dalë sot në protestë për pakënaqësitë e tyre ndaj provimit të Maturës Shtetërore në lëndën e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. 


Ata kanë bllokuar rrugën përpara Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për të apeluar kërkesat e tyre. Ata kanë thënë se teza ka qenë e vështirë dhe e ndërlikuar, ndaj ata kërkojnë  rivlerësim ose ripërsëritje të provimit. Një tjetër kërkesë e tyre është që të ulen kuotat për hyrjen në universitete. 


Kërkesat e tyre konkrete janë: 

1. Zgjerimin e kufijve të notave.

2. Nota e provimit të letërsisë të llogaritet me 40% e notës aktuale të provimit dhe 60% të notës së letërsisë së gjimnazit. 

3. Heqja e të drejtave të hartuesve të testit për  hartimin e testit të letërsisë dhe gjuhës në vitet e ardhshme.

4. Nxjerrja e çelësit të provimeve te mëtejshme brenda 2 orëve mbas mbarimit të testit.

5. Të krijohet një komisioni për rivlerësimin e pyetjeve të testeve të mëtejshme, i cili duhet të përbëhet nga mësuesit e letërsisë të gjimnazeve të Shqipërisë që kanë mbi 400 maturantë.


Ndërsa ky është peticioni i maturantëve për protestën që ata po vijojnë, drejtuar MASR, Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe organeve të tjera përkatëse. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,754 Lexime
3 vjet më parë