
Mbahet Festivali Kombëtar i Shkollave Artistike, Manastirliu: Mbështetje për zhvillimin e talenteve
Me rastin e 28-29 Nëntorit, është zhvilluar në Liceun Artistik, edicioni i parë i ‘Festivalit të Shkollave Artistike’ nga i gjithë vendi. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në këtë aktivitet, ku theksoi mbështetjen për shkollat artistike.
Me rastin e 28-29 Nëntorit, është zhvilluar në Liceun Artistik, edicioni i parë i ‘Festivalit të Shkollave Artistike’ nga i gjithë vendi.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në këtë aktivitet, ku theksoi mbështetjen për shkollat artistike.
"Fokusi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të jetë tek shkollat artistike, për t'i dhënë shkollave artistike një tjetër dimension, një tjetër vlerë. Sepse këtu janë talentet që do të ndrijnë skenat, jo vetëm shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare",- tha Ministrja Manastirliu.
Nxënës nga 13 shkollat artistike në vend, kanë performuar me pjesë të ndryshme klasike në këtë aktivitet, i cili u mbajt tek Liceu Artistik në Tiranë, në kuadër të festave kombëtare. Kjo është një iniciativë e shkollave artistike, mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Fondi i pyetjeve për provimin e licencës, për të gjitha profilet