Universiteti

Mbyllen regjistrimet në universitete, MAS: 689 kuota bosh

Sipas të dhënave të ministrisë, pas të gjithë procesit, universitetet publike në vend, mblodhën pjesën më të madhe të studentëve, ndërsa vihet re një diferencë e madhe me ato private.

Regjistrimet për në universitetet publike dhe private përfunduan zyrtarisht, ndërsa Ministria e Arsimit njofton se i gjithë procesi bëri të mundur regjistrimin e rreth 23 mijë kandidatëve që u shpërndanë sipas dëshirës në institucionet publike dhe privatetë arsimit të lartë.

Sipas të dhënave të ministrisë, pas të gjithë procesit, universitetet publike në vend, mblodhën pjesën më të madhe të studentëve, ndërsa vihet re një diferencë e madhe me ato private.

Kërkesat për regjistrim tek publiku, këtë vit, me shifrat e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, tregojnë se ka qenë në rritje duke bërë që numri i tyre krahasuar me një vit më parë të rritet. 

Ndërkohë, në fund të procesit, në universitetet publike ishin rreth 3200 kuota të mbetura bosh, por për 2600 prej tyre nuk kishte persona në listë, që do të thotë se kishin dalë nga gara për shkak se mund të jenë regjistruar në një degë tjetër përpara përfundimit të afatit zyrtar të regjistrimit.  

523 Lexime
2 vjet më parë