Trajnimi i mësuesve

Më 11 korrik trajnohen mësuesit në: Berat, Kuçovë dhe Skrapar

Në vijim të trajnimeve për kurrikulën e re të arsimit bazë, IZHA do të vijojë trajnimet me mësuesit. Në 11 korrik është planifikuar trajnimi me mësuesit e DAR Berat, ZA Kuçovë, ZA Skrapar.

Në vijim të trajnimeve për kurrikulën e re të arsimit bazë, IZHA do të vijojë trajnimet me mësuesit. Në 11 korrik është planifikuar trajnimi me mësuesit e DAR Berat, ZA Kuçovë, ZA Skrapar.

DAR Berat do të organizojë trajnimin pranë shkollës “22 Tetori” në orën 10:00.

Mësuesit që do të marrin pjesë janë:

  • Mësuesit që do të japin mësim në klasën e parë e të dytë dhe nuk kanë qenë pjesë e trajnimeve për kurrikulën e re të organizuar nga IZHA.
  • Mësuesit që do të japin mësim në klasat e gjashta e të shtata dhe nuk kanë marrë pjesë në trajnimet për kurrikulën e re të organizuara nga IZHA.
  • Për lëndën e Arteve mësuesit do të vijnë në trajnim pavarësisht nëse kanë marrë pjesë në trajnimet e mëparshme apo jo. 
  • Për lëndën TIK shkolla ka përcaktuar mësuesin që do të marrë pjesë në trajnim.
  • Për lëndën Qytetari shkolla ka përcaktuar mësuesin që do të marrë pjesë në trajnim.

2,526 Lexime
7 vjet më parë