ART DHE SHKENCË

Mësimdhënia, një kombinim mes artit dhe shkencës.

Të jesh një mësues efektiv, nuk duhet të jesh vetëm “ i gozhduar” pas hulumtimeve dhe gjetjeve të fundit në fushën e arsimit, por gjithashtu duhet të praktikosh vazhdimisht artin e zbatimit të këtij informacioni...

Në rast se do të përgjigjeshim nëse mësimi është një shkencë apo një art, do të konkludonim në atë që ai është njëkohësisht si një shkencë, ashtu edhe një art. Një mësues nuk mund të jetë efektiv nëse nuk është në gjendje të integrojnë si shkencën ashtu edhe artin e mësimdhënies. Një mësues, përshembull mund të jetë një gjeni, por nëse nuk është në gjendje të komunikojë njohuritë e tij në mënyrë efektive, ai nuk mund t’ia japi atë njohuri të tjerëve. Në anën tjetër, ai mund të jetë një orator i shkëlqyer, i aftë për të menaxhuar një auditor te madh studentësh, por në këtë rast duhet të ketë njohuri edhe për lëndën, teoritë e të mësuarit dhe strategjitë e mësimdhënies, si dhe të kuptuarit e nevojave të nxënësve të tij në mënyrë që të tejçojë dijet dhe të krijoj një mjedis efektiv mësimi.


Një mësues i mirë mund të balancojë si artin dhe shkencën në klasë. Mësuesi që injoron njohuritë shkencore për mësimdhënien dhe mësimin dhe merr vendime arbitrare, rrezikon përdorimin e metodave dhe parimeve të mësimdhënies që janë të paefektshme. Nëse një mësues balancon artin dhe shkencën, ai do ta bëjë më të lehtë për studentët për të mësuar dhe për të absorbuar informacionin duke e mbajtur vëmendjen dhe përqëndrimin e tyre konstant. Arti i mësimdhënies përfshin jo vetëm njohjen e asaj se çfarë duhet të bëjmë dhe si ta  bëjmë, por edhe të dimë se kur duhet ta bëjmë dhe në çfarë situatash nuk duhet ta  bëjmë atë. Është ky lloj procesi që e tejçon mësimdhënien nga një bazë shkencore në një formë arti. Mësimdhënësit efektiv i ndërtojnë këto aftësi të lartpërmendura me kalimin e kohës. Ndërsa mësuesit fitojnë përvojë, ata mësojnë të lexojnë dhe kuptojnë aftësitë dhe nevojat e nxënësve të tyre. Përmes informacionit të mësuar ndër kohë dhe aplikimit të tij në sallat me studentë, ata ndërtojnë një bazë strategjish dhe njohurish se kur dhe si t’i zbatojnë ato.


Shpesh të përmendësh fjalën art, të vjen ndërmend edhe fjala kreativitet, si një formë e  barazvlefshme me të. Por, mund ta sjellim këtë fjalë si një derivat i fjalës art, pasi vetë arti mund të quhet krevativiteti që është i përfshirë në ndryshimin e mjedisit në klasë bazuar në studimin dhe vëzhgimin. Ndërsa shkenca e mësimdhënies është thelbësore – njohja e lëndës, teorive të të mësuarit dhe strategjive mësimore që përbëjnë themelin e mësimdhënies  është zotërimi i artit të mësimdhënies ai që përcakton mësuesit me të  vërtetë të efektshëm. 


Ndaj, nuk e konsideroj mësimin si një shkencë, por një kombinim të artit dhe shkencës. Faktori më i rëndësishëm që ndikon në të nxënit e nxënësve është mësuesi. Shumë studime kanë cilësuar se ndikimi që një mësues efektiv ka në arritjen e nxënësve është relativisht i pavarur nga çdo gjë tjetër që ndodh në shkollë. Mësuesit efektiv duket se  janë efektivë me nxënësit e të gjitha niveleve të arritshmërisë, pavarësisht nga niveli i heterogjenitetit në klasat e tyre. Madje, në studime të ndryshme është vënë re se nuk ka rëndësi në qoftë se një mësues ka fituar një certifikatë të mësimdhënies ose një diplomë master, pasi asnjë gradë nuk përbën ndonjë ndryshim sasior në klasë.


Si përfundim, të jesh një mësues efektiv, nuk duhet të jesh vetëm “ i gozhduar” pas hulumtimeve dhe gjetjeve të fundit në fushën e arsimit, por gjithashtu duhet të praktikosh vazhdimisht artin e zbatimit të këtij informacioni, duke vlerësuar atë që funksionon dhe duke përshtatur qasjen e tyre për të krijuar një mjedis efektiv mësimi.



(Entela Avdiu; Portali Shkollor)

6,512 Lexime
4 vjet më parë