ANKETË

Mësues dhe prindër, modeloni veten njëherë, pastaj merruni me fëmijët

Anketë për fëmijët me aftësi ndryshe dhe nevoja të veçanta, e përgatitur nga Drita Topjana. Mësuesi pas prindit është i pari, që pasqyron dhe transmeton te nxënësit e tij Dije dhe Bukuri Shpirtërore.

1. Si e mirëpresin prindërit përfshirjen e një fëmije me nevoja të veçanta në klasën e fëmijës së tyre? 

Me një shqetësim shumë të madh, për vetë faktin se ai mund të jetë një rrezik për fëmijën e tyre, nuk kanë asnjë ankesë për fëmijën me probleme, por ai duhet të jetë i shoqëruar nga mësuesi ndihmës jo nga prindi i tij, (vetëm nëse është mësues me profesion).


2. Si ndjehen nxënësit kur kanë një fëmijë me probleme në klasë? 

Ndjehen të frikësuar, madje klasat e tjera me nxënës më të vegjël e mbajnë klasën e tyre të kyçur nga brenda nga frika.


3. Si ndikon numri i madh i nxënësve në klasë, më e pakta rreth 32 nxënës përfshi dhe një ose dy me probleme, po kur janë pesë e lart (për nxënësit normal)?  

Ndikon negativisht.


4. Si ndikon numri i madh i nxënësve në klasë, më e pakta rreth 32 nxënës përfshi dhe një ose dy me probleme, (për nxënësit me probleme)? 

Shumë më negativisht, nuk i del koha mësuesit që të merret me to, nuk vë në dyshim asnjëherë aftësitë dhe cilësitë e mësuesit.


5. A i mjafton koha mësuesit të merret si duhet me një fluks të tillë nxënësish? 

Asnjëherë.


6. A i mirëprisni nxënësit me aftësi të kufizuara në klasë?  (shokëve dhe shoqeve të klasës)

Po, sepse duhet t`i respektojmë të drejtat e fëmijëve.


7. A i ndihmoni ata?  

Kur kemi mundësi po.


8. Si reagoni ju kur ata ndonjëherë kanë momente krize?

Shpërqendrohet e gjithë klasa, ndjejmë keqardhje mundohemi ta mbledhim veten, por nganjëherë na ngulitet në kokë ajo sjellja e tyre dhe jemi të vegjël për skena të tilla.


9. Si mund të durojë një nxënës me aftësi të kufizuara në klasë gjithë ditën? - ndërkohë që mezi presin të mbarojë ora nxënësit normal

Është shumë e vështirë.


10.  A është e nevojshme, që ata të dalin një shëtitje nëpër koridore, në oborr apo te fusha e sportit dhe gjatë orës së mësimit, sa t`u hapen sytë, të harxhojnë pak energji.  

Patjetër që po.


11. A është e mjaftueshme dashuria për ata fëmijë në klasë?  

Me raste.


12. A është e mjaftueshme hapësira në klasë?       

Edhe po edhe jo, varet nga numri i nxënësve dhe kushtet e asaj shkolle.


13. A keni kushte të mjaftueshme në klasë, mjete didaktike?

Varet në çfarë shkolle jemi publike/jopublike, fshat/qytet, periferi/zonë urbane.

14.  Sa kohë ka në dispozicion për ata fëmijë psikologu i shkollës? - duke ditur që një psikolog mbulon dy shkolla, ka raste dhe tre shkolla. 

Po të jetë në tre shkolla në qytet me një fluks të tillë nxënësish (9 klasa herë 3 klasa e pakta, secila klasë mesatarisht 30 fëmijë). Shumë pak kohë.


15. A mund të përfshihen sipas normave të caktuara në orën e fiskulturës nxënësit me aftësi ndryshe pa mësues ndihmës?

Jo, e pamundur nuk e frekuentojnë si duhet orën e edukimit fizik dhe ata që janë normal. 


16. A janë të rrezikuar nxënësit me aftësi të kufizuara? - kur shëtisin vetëm nëpër koridore, sepse ai ka gjithë lirinë e veprimit, duhet të dalë. Edhe pse është i shkallës së lehtë, ai është me kartelë, prandaj fatkeqësisht ai nuk duhet “të bisedojë” me muret e shkollës, por me një mësues në krah.   

Po, shumë madje.


17. A ndikon pozitivisht mësuesi ndihmës në klasë, si për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe për nxënësit normal; - për menaxhimin e orës së mësimit, - për arritjen e rezultateve të duhura? 

Mendoj se po.


18. A duhet të përfshihen në aktivitete shkollore nxënësit me nevoja të veçanta?
Po, gjithmonë.


19. A arrihet kjo pa një mësues ndihmës?   

Jo, asnjëherë. 


20. A duhet të ketë një mësues ndihmës në ato klasa ku ka fëmijë hiperaktiv apo me aftësi të  kufizuara?      

Me rregullore po.


21. A duhet të ketë një dietë ushqimore për fëmijët ADHD, se për psikolog dhe shkollë fillore speciale për ata, as që bëhet fjalë, sepse nganjëherë janë më të rrezikshm, se fëmijët me nevoja të veçanta? 

Patjetër që po, sidomos pijet energjike që i blejnë rëndom vetë fëmijët ADHD nëpër kioskat afër shkollës, ku si rregull ata e kanë të ndaluar jo vetëm atë pije, por dhe kokakolat.


22. A duhet ta ndalojmë konsumimin e pijeve energjike sidomos në kioskat pranë ambjenteve shkollore, duke ditur që dhe kokakolat janë të dëmshme për fëmijët, pasi kanë tepër energji dhe pa ato pije.  

Patjetër që po. Epo klasa të tilla dhe me shumë nxënës edhe kur janë normal paskan nevojë për dy mësues në klasë.

Kur dalin shëtitje ose në pushim të gjatë disa nxënës blejnë thjesht ujë, se i kanë porositur prindërit, disa amita, ndërsa të tjerët pije energjike. Përse i bletë ato pije u thotë fëmijëve të CU-së, një prind që i sheh rastësisht dhe i vjen keq për to. Sepse nuk janë të zgjuar përgjigjet një gocë, nuk i ka porositur mami, shton tjetra, nuk i dëgjojnë prindërit shprehet një çun, nuk e dinë prindërit ia pret tjetri. Atëherë është detyrë e mësuesit t`i porosisë, që t`i mësojnë dhe prindërit e tyre për ata që s`e dinë dhe t`ua ndalojnë blerjen e këtyre pijeve në shkollë, sepse jo të gjithë prindërit e kanë mundësinë të eksplorojnë, disa mama nuk kanë as telefonin e duhur që të lundrojnë nëpër rrjetet sociale dhe fëmijët janë të vegjël dhe s`i dinë pasojat shkatërruese që sjellin. Për më tepër që këto pije të tërheqin dhe shijojnë më shumë se amitat. Ishte fëmijë farmacisti dhe fëmija i tij blinte çdo ditë në pushim të gjatë, një pepsi kola, apo kola me shishe 0.5 litërshe, mbase prindi i tyre s`e dinte se çfarë blinte në shkollë. Fytyra e tij ishte shumë e zbehtë. E porosita që të mos e blejë më dhe se janë të rrezikshme për dhëmbët, për shëndetin, njëherë në muaj, për një festë, apo për një rast, por jo çdo ditë. Ka dhe fëmijë të tjerë që dhe po i  porositi prindi që të mos i blejnë, ata do t`i blejnë në fshehtësi, se shohin njëri-tjetrin, prandaj duhet të reflektojmë.


Reth moshës dyzet-vjeçare një ishboksier i madh diagnostikohet si i sëmurë, dhe humb jetën për rreth gjashtë muaj, nga shkrirja e kockave, shkaku kryesor ishte përdorimi i këtyre pijeve energjike, faktikisht kokakola më shumë. Ai as vetë s`e dinte, as s`e kishte idenë se çfarë i kishte ndodhur dhe po i ndodhte trupit të tij, pasi kishte shumë fuqi dhe nuk kishte pasur shenja shqetësuese pothuajse asnjëherë. A mos vallë kjo është arsyeja se pse mekanikët e makinave e përdorin kokakolën për të pastruar motorin e makinës, pasi ajo ka aftësi gërryese dhe heq ndryshkun. Imagjinoni çfarë i bën trupit të një fëmije, apo njeriut. Të gjitha pijet me gaz janë të dëmshme për fëmijët, sidomos për ata hiperaktivë, por ato pije energjike dhe kokakolat më shumë. Lëshoni një gozhdë të ndryshkur  në një gotë me ujë, lëreni për një orë dhe vëzhgojeni.


Sa e vështirë kur fëmija autik i shkallës së rëndë ndërron disa mësues në një vit shkollor?

Do të kuptosh se nëse për një fëmijë me nevoja të veçanta, ndërrohen katër mësues ndihmës gjatë një viti shkollor, s`është paaftësia e mësuesit për menaxhimin e atij fëmije, por s`janë kushtet për atë fëmijë, as ai fëmijë s`është për atë ambjent. Ai fëmijë thotë me atë sjelljen e tij se po më “sëmurni” më shumë me zhurmat dhe ulërimat e nxënësve të tjerë të klasës. Na vjen keq dhe për ju engjëj të vegjël që në një moshë kaq delikate përballeni me skena të tilla dhe madje vuani në heshtje nga pasojat e moshatarit tuaj, të cilin dhe pse mundoheni ta ndihmoni me atë mënyrën tuaj, prapë keni dhe frikë njëkohësisht që t`i afroheni, por dhe ai acarohet më shumë, kur sheh që ju më e pakta tridhjetë nxënës ia ngulni sytë, sikur të ishte ndonjë “ufo”. Sa për stresin e mësuesit kujdestar të asaj klase kush e ka në listë. 

Mësues jeni heronj të vërtetë, për kohën që ka ardhur me nxënës të tillë nëpër shkolla. Deri në klasën e katërt, mësuesit ndihen të lodhur, por janë më të qetë se janë të vegjël, ndërsa te nëntë-vjeçarja dhe te gjimnazi, ka mësues që shpesh thonë me vete shyqyr që shpëtova dhe për sot, pasi fëmija është përgjegjësi e madhe. Prindër s`po urdhëroni dot në shtëpi një e dy jo fëmijë, jo më rreth dyzet në një klasë. 


Hajde Arbër të vazhdojmë detyrat, se duhet t`i shkruajmë edhe më bukur, do të bëjmë një shkrim model.

I bëj vetë detyrat, jam i rritur tani, i di, të luaj dhe pak me kompjuter, pak më vonë. Mësoni njëherë të pikturoni shpirtin tuaj, ju mësuesit dhe prindërit, modeloni veten njëherë, pastaj merruni me fëmijët, përfundon Arbri.

E di që ke të drejtë ti Arbër. 


Ajo është penduar shumë që në klasë të parë i tha mësueses, se ti do ta ndërrosh bankën sikur të tjerët, nuk duhet të kesh asnjë privilegj dhe pse kishe mundësi, por dhe po eksperimentonin së bashku me mësuesen në një farë mënyre për të parë reagimin tënd, duhet të mësohesh dhe me vështirësitë. Të luash rolin e empatisë. (Megjithëse që në klasë të parë mësuesja i tha që është botë më vete, në krahasim me të tjerët për nga sjellja si fillim, pastaj mësimet në vazhdim). Jo vetëm në bankë të parë si ata me nevoja të veçanta apo llasticët që nxjerrin letra fallso se kanë probleme me sytë, e veshët apo zhurmat. 


Tani ajo po e kupton se ti je i mërzitur nga sjellja e shokëve dhe shoqeve, nga zhurmat e tyre sapo fillon pushimi apo kur shkon mësuesja në drejtori kur kanë mbledhje etj, se këtë vit u bëtë tridhjetë e tetë nxënës, nga qëndrimi i disave vetëm në bankë të parë, prandaj s`ke faj ti ka faj prindi. Megjithëse Arbër ata që janë në bankë të parë, s`ja vlen fare sepse ajo klasë nuk është llogaritur për aq nxënës, nuk ka hapsirën e duhur. 


Ata në vend që ta shijojnë bankën e parë po ndihen më keq nga ana shëndetësore, sepse  bankat e para janë ngjitur me tabelën, u ngeli koka gjithw kohws lart, dhe duhet ta provosh që ta kuptosh. Mësuesja e di se e kemi biseduar, por nuk e kuptojnë/pranojnë prindërit. Mësuesja i di shumë më mirë disa gjëra por… prindërit vendosin. Prandaj është më mirë me rotacion dhe për ata fëmijët me nevoja të veçanta, se do t`i shmagen asaj rutinës së përditshme. Dhe falendero Zotin se të ka rastisur klasa më e mirë imagjino të ishe ti te njëra nga ato dy klasat paralele që ke në shkollë, s`do të kishe pranuar të shkoje as dy javë në ato klasa me fëmijë aq të zhurmshëm. Vitin tjetër do të mendohemi mirë do të shohim numrin e nxënësve njëherë, pastaj do të vendosim. Mësuesi pas prindit është i pari, që pasqyron dhe transmeton te nxënësit e tij Dije dhe Bukuri Shpirtërore.



(Drita Topjana, mësuese, Prill 2019)

4,257 Lexime
5 vjet më parë