Letra e prindit

Mësues i dashur, fëmija im i talentuar është në klasën tuaj!

Vitin e kaluar, duke folur për gjërat që di u shndërrua në një nxënës që “i di të gjitha” dhe për këtë shokët e klasës e ngacmuan. Unë e di se ai mund të duket më i rritur se mosha e tij dhe mund ta ngacmojnë, kjo e lëndon shumë.

E dashur mësuese,

Mirësevini në shkollë. Fëmija im është kaq i lumtur që është në klasën tuaj këtë vit. Ne e dimë se jeni një mësuese e mrekullueshme, e përkushtuar dhe interesoheni shumë për nxënësit tuaj. E di që fillimi i shkollës është shumë i ngarkuar, por kam dashur t'ju tregoj pak për fëmijën tim. Edhe pse me të vërtetë dëshiron të mësojë, ai është disi i shqetësuar për rikthimin në shkollë.


Ju lutem mos mendoni se unë po mburrem, por fëmija im është i talentuar dhe kjo ka sjellë disa sfida të papritura në familjen tonë. Unë e di se duke qenë i talentuar shumë njerëz do të thonë se ai do të mësojë shumë mirë në shkollë, por kjo nuk ka qenë gjithmonë e vërtetë për fëmijën tim. Jam e sigurtë që ju keni parë se nxënësit e talentuar nuk janë gjithmonë më të zgjuar, sillen më mirë ose janë më të pjekur se nxënësit e tjerë. Unë e di se fëmija im nuk është i shkëlqyer. Fëmija im është vetëm një fëmijë që mendon ndryshe, ndoshta përpara shokëve të klasës në disa lëndë, nganjëherë lufton në shkollë. Vitin e kaluar, shkolla nuk ishte e lehtë për fëmijën tim për disa arsye.


Ai mund të jetë përpara nxënësve të tjerë në disa lëndë, por jo në të gjitha lëndët. Ai thjesht nuk shkëlqen në të gjitha fushat gjatë gjithë kohës. Edhe pse ai mund të duket më i rritur se mosha që ka, ai nuk sillet  gjithmonë ashtu siç ju mendoni se duhet. Unë jam i sigurt që ju e dini se si fëmijët e talentuar mund të jenë emocionalisht të papjekur edhe pse duken shumë më të rritur se mosha e tyre – pikërisht kjo më shqetëson. Ai nuk është vetëm “ushtar” i përkryer i vogël që disa njerëz presin që ai të jetë. Më bën të ndihem sikur unë jam prind i një fëmijë me trurin e një të rrituri, por temperamenti i një fëmije ndonjëherë... Unë shpresoj që ju të kuptoni.


Ai mund të jetë me të vërtetë intensiv në klasë kur mëson një nga temat e tij të preferuara. Mund të ngrejë dorën shpesh dhe të flasë pa ndërprerje për një temë që ai është i pasionuar. Unë do të kërkoj falje paraprakisht, sepse ai mund t’ju sfidojë në informacione apo fakte që ai mendon se nuk kanë fare të drejtë sidomos kur është një temë e dashur për të. Ai është me të vërtetë shumë i ngazëllyer për të mësuar rreth një subjekti që e do fort. Mund të jetë intensiv, por kjo është një nga ato sjelljet e zakonshme për fëmijët e talentuar. Doja vetëm t'ju njoftoj në lidhje me intensitetin e tij, kështu ju do të kuptoni më mirë reagimet e tij. Është i lumtur kur mëson diçka që e gëzon.


Vitin e kaluar, duke folur për gjërat që di u shndërrua në një nxënës që “i di të gjitha” dhe për këtë shokët e tij të klasës e ngacmuan gjatë gjithë vitit shkollor. Unë e di se ai mund të duket më i rritur se moshatarët dhe mund ta ngacmojnë, por kjo e lëndon shumë. Ai është jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe duke u ngacmuar ai ka frikë të shkojë përsëri në shkollë. Ankthi i tij është se mund të bëhet si një shfaqje për nxënësit e tjerë në shkollë. Vitin e kaluar, mësuesi i tij tha se shpesh ai preferonte të mësonte vetëm. Unë e di, si një mësues, ju jeni shumë të zënë, por a mund të mbani një sy për cilindo që e ngacmon atë?


Së fundi, terapisti i tij përmendi se për shkak të ngacmimit dhe ndoshta për shkak se ai ishte i mërzitur (e urrej atë fjalë) vitin e kaluar në shkollë, nga shenjat që shfaq duket sikur ai po bëhet një dështak. Ju lutem më lejoni të di nëse notat e tij fillojnë të rrëshqasin. Nënvlerësimi është gjithashtu i zakonshëm në fëmijët e talentuar, veçanërisht kur nuk janë të lumtur ose nuk mësojnë të sfidojnë gjëra të reja në shkollë. Kjo është ajo që tha terapisti. Unë nuk mendoj se do të ndodhë sepse fëmija im është dembel - ai do të mësojë. Uff! Kush do të kishte menduar ndonjëherë se fëmijët e talentuar nuk ishin nxënësit e përsosur që shumica mendojnë se janë?


Ju faleminderit që keni marrë kohë për të lexuar dhe kuptuar për fëmijën tim dhe idetë e tij të talentuara. Mos hezitoni të telefononi ose të dërgoni me email nëse ka ndonjë problem me fëmijën tim në shkollë. Më besoni, ne e dimë shumë mirë se sa i ndjeshëm, emocional dhe intensiv mund të jetë.


Unë shpresoj që ju të keni një vit të mrekullueshëm shkollor!


(A.H; Portali Shkollor)

4,294 Lexime
5 vjet më parë