
Mësuesja kujdestare dedikim për nxënësit e klasës XII-B
Pavarësisht gjithçkaje dalëngadalë do të kuptoni që vitet e shkollës së mesme janë të arta dhe herë pas here do të bëheni nostalgjik e ashtu me mall do të kujtoni gjithçka: shokët, zënkat, sukseset, mësuesit, aktivitetet e ndryshme...
Mbuluar nga tisi i kohës, ditët bëhen javë, javët bëhen muaj, e muajt bëhen vite... dalëngadalë përfundoi dhe një vit shkollor, e së bashku me të dhe një cikël arsimor. Por përfundimi i këtij cikli tregon që ju tashmë i keni ndërtuar themelet e personalitetit tuaj e ne mësuesit së bashku me prindërit kemi kontribuar që këto themele të jenë të forta e të fuqishme për të përballuar e për t'ia dalë me sukses përgjatë sfidave të jetës.
Fundi i shkollës së mesme lajmëron një fillim të ri tepër të rëndësishëm në jetën tuaj... atë të universitetit. Pavarësisht gjithçkaje dalëngadalë do të kuptoni që vitet e shkollës së mesme janë të arta dhe herë pas here do të bëheni nostalgjik e ashtu me mall do të kujtoni gjithçka: shokët, zënkat, sukseset, mësuesit, aktivitetet e ndryshme e shumë gjëra që ndoshta sa kohë ishit këtu nuk i vlerësuat sa duhet.
Ishte kënaqësi dhe sfidë për mua që t'ju ndiqja nga afër përgjatë këtyre viteve... isha dëshmitare e maturimit tuaj, e gabimeve, e sukseseve. Ju pashë dhe më patë si një familje të dytë, ju mësova dhe më mësuat shumë gjëra. Do të jem me ju përgjatë gjithë rrugëtimit tuaj e nëse jo fizikisht, me zemër po.
Ju uroj nga zemra suksese pafund!
E mos harroni:
- vlerësoni dhe përfitoni nga çdo çast i jetës,
- nëse nuk u kushtohet rëndësi gjërave të vogla nuk mund të arrini tek të mëdhatë,
- vendosni objektiva dhe punoni fort që t'i arrini,
- jetoni çdo moment dhe zbukurojeni me dashurinë për Zotin.
Kam shumë për të thënë, por dalëngadalë do e mbyll letrën time për ju... ju uroj suksese dhe mos harroni jam gjithnjë mbështetje për ju kudo që të jeni.
Me dashuri
Mësuesja kujdestare
Erjonilda Dojka
(Portali Shkollor)
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Fondi i pyetjeve për provimin e licencës, për të gjitha profilet
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600