Panairi i Universiteteve Amerikane

Ministri Bajrami në Panairin e Universiteteve Amerikane

14 Universitete dhe Kolegje amerikane prezantuan programet e tyre dhe bursa për studime në nivelet: Bachelor, Master dhe PhD për studentët nga Kosova

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie morën pjesë në Panairin e Universiteteve Amerikane, në Prishtinë.

14 Universitete dhe Kolegje amerikane ofertuan programet e tyre dhe bursa për studime në nivelet: Bachelor, Master dhe PhD për studentët kosovarë. Më këtë rast, studentët e universiteteve amerikane prezantuan edhe punimet e tyre që pasqyronin punën dhe veprimtarinë e këtyre institucioneve në SHBA.

Ministri Bajrami ushpreh se, kjo është një mundësi e mirë për studentët tanë që të konkurrojnë për studime në nivele të ndryshme, ku do të marrin njohuri nga këto institucione prestigjioze amerikane.

Ministri Bajrami gjithashtu tha se, jemi të privilegjuar të kemi mundësinë që studentët tanë të përfitojnë nga përvojat e mira amerikane dhe të aftësohen në programe të ndryshme, për t'u kthyer një ditë të diplomuar në Kosovë dhe kësisoj të ndihmojnë zhvillimin e vendit tonë.

Ndryshe, koha dhe kushtet e aplikimit për të përfituar bursa nga këto institucione amerikane do të përcaktohet veç e veç nga secili institucion, ndërsa përzgjedhja e kandidatëve bëhet në bazë të njohurive të dëshmuara në intervista, ku është e domosdoshme njohja e gjuhës angleze.

1,806 Lexime
8 vjet më parë