Ministria e Arsimit dhe Sportit do të shpërndajë vitin e ri shkollor mbi 13 mijë libra për shkollat shqipe në diasporë/ Nis Shkolla Verore “Jam Shqiptar”
Gjatë takimit më fëmijët shqiptarë që jetojnë në Itali në kuadër të Shkollës Verore “Jam Shqiptar”, Ministrja Manastirliu tha se mbi 13 mijë libra do të shpërndahen për vitin e ri shkollor për të gjitha shkollat dhe fëmijët në diasporë, Niveli i Parë dhe i dytë i librit Kultura dhe Gjuha Shqipe.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu javën që po lemë pas ka pritur 20 fëmijë shqiptarë të shkollave të gjuhës shqipe në Itali, të cilët do të jenë pjesë e Shkollës Verore “Jam Shqiptar”.
Ky është viti i dytë radhazi që organizohet Shkolla Verore “Jam Shqiptar” për fëmijët e diasporës nga Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve dhe Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Për një periudhë prej 10 ditësh, nxënësit do të ndjekin mësime të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke vizituar qytete me rëndësi historike dhe kulturore të Shqipërisë si: Berati, Shkodra,irana, Lezha dhe Kruja. Përveç kësaj, ata do të marrin pjesë në veprimtari zbavitëse dhe njohëse, që të gjitha me kryefjalë gjuhën si pjesë të rëndësishme të vetëdijes dhe identitetit kombëtar.
Në takimin me nxënësit Ministrja Manastirliu tha: “Në këto 10 ditë të shkollës verore, ju do të njiheni me historinë, kulturën, traditat dhe trashëgiminë tonë. Jam e bindur që do t’ju vlejë kjo eksperiencë edhe për të përmirësuar aftësitë dhe kompetencat, dijet tuaja dhe të folurin në gjuhën shqipe, sepse dashuria për atdheun vjen nga brenda, rritet dhe bëhet më e madhe, sa më shumë që ti njeh vendin dhe njerëzit e vendit tënd. Ajo që na lidh bashkë është gjuha shqipe, ndaj duajeni, promovojeni, ruajeni fort, si thesarin më të çmuar që ne kemi. Jeni dhe duhet ta quani veten misionarë të ruajtjes së gjuhës dhe atdheut tuaj”, tha Ministrja Manastirliu.
Gjatë takimit më fëmijët shqiptarë që jetojnë në Itali, Ministrja Manastirliu nënvizoi se mbi 13 mijë libra do të shpërndahen për vitin e ri shkollor për të gjitha shkollat dhe fëmijët në diasporë, librat e Abetares dhe Niveli i Parë dhe i dytë i librit Kultura dhe Gjuha Shqipe.
Shkolla Verore “Jam Shqiptar” është konceptuar si një udhëtim gjuhësor, ndërveprues, njohës dhe argëtues, kushtuar gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Fëmijët që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë, vajza dhe djem të Shqipërisë tjetër, asaj të Diasporës, mbeten të pandarë nga rrënjët e tyre duke u bërë kështu ambasadorë të gjuhës amtare dhe të kulturës së tyre të origjinës.
Në Vitin e Gjuhës Shqipe vihet theksi të rëndësia e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare për brezat e rinj në diasporë, duke ndihmuar përmes këtyre nismave në forcimin e lidhjeve të tyre e atdheun dhe duke i rritur atyre vetëdijen kombëtare.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Kalendari dhe listat e kandidatëve për Portalin "Mësues për Shqipërinë" 2024
Lista e kandidatëve të renditur sipas pikëve në Portalin “Mësues për Shqipërinë” 2024
Hartimi i projektit kurrikular