Dita botërore e arsimit

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, uron Ditën Ndërkombëtare të Arsimit

“Synojmë rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, po punojmë që fëmijëve me nevoja të veçanta dhe komuniteteve t’u ofrojmë jo vetëm gjithëpërfshirje, por edhe mundësi të barabarta”, - ka shkruar ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci.

Në këtë ditë ka uruar ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, në faqen e saj të Facebook-ut, ku ka shkruar se arsimi dhe edukimi janë procese të pandalshme dhe çelës për të hapur dyert e një jete të suksesshme për secilin e për zhvillimin e çdo shoqërie.


“Edhe sivjet gjen nxënësit, mësimdhënësit, shkollat tona e secilin nga ne, duke u ballafaquar me shumë sfida për shkak të pandemisë. Por puna po vazhdon e sfidat do t’i tejkalojmë. Do ta bëjmë më të mirën për shkollarët tanë, e për mësimdhënësit do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme që bashkarisht të arrijmë rezultate sa më të mira”, ka shkruar Nagavci në profilin e saj në Facebook.


“Për Qeverinë tonë arsimi është parakusht për zhvillim, andaj po punojmë me përkushtim, me plane e aktivitete konkrete që sistemi ynë të përmirësohet në të gjitha nivelet e të gjitha sferat e arsimit. Synojmë rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, po punojmë që  fëmijëve me nevoja të veçanta dhe komuniteteve t’u ofrojmë jo vetëm gjithpërfshirje, por edhe mundësi të barabarta”, - ka shtuar ajo.


Në fund, Ministrja Nagavci ka shkruar se qëndrojmë dhe punojmë bashkë sot e secilën ditë për:


  • Arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe të digjitalizuar;
  • Harmonizim të arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës;
  • Menaxhim efektiv të sistemit të arsimit në të gjitha nivelet;
  • Arsim të lartë me cilësi dhe integritet, në harmoni me standardet ndërkombëtere;
  • Përmirësim të mjedisit për kërkime dhe inovacion.



Burimi: Klikoni këtu 


Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,167 Lexime
2 vjet më parë