Pakti për Universitetin

Ministrja Kushi: 210 të punësuar nga Thirrja V e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Përgjatë 5 thirrjeve, 3,700 praktika pune të zhvilluara dhe 1,000 të punësuar me kontratë 1-vjeçare pune. Këto shifra i ka bërë të ditura Ministrja Kushi teksa është takuar me një pjesë të vogël të praktikantëve tashmë të punësuar në arsim.

Plot 210 praktikantë janë punësuar para 3 javësh me kontratë 1-vjeçare nga Thirrja V e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në kuadër të Paktit për Universitetin” – bën me dije Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi në një postim në rrjetin e saj social Facebook.


Ajo nënvizon se ata japin tashmë kontributin e tyre në institucione të ndryshme qendrore, jo-buxhetore, si dhe shoqëri tregtare e aksionere.  


Ndërkohë, Ministrja Kushi shprehet së është takuar me një pjesë të vogël prej tyre, praktikantë të punësuar pranë MASR dhe institucioneve të saj të varësisë, nga të cilët është informuar mbi përvojën e tyre të deritanishme dhe kanë shkëmbyer së bashku pikëpamje të ndryshme se si ky program mund të zhvillohet akoma më tej. 

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës në administratën publike, synon të përfshijë pjesëmarrësit në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale dhe njohjen e administratës publike. 


Deri më sot, që nga nisja e këtij programi dhe përgjatë 5 thirrjeve të tij, janë zhvilluar rreth 3,700 praktika pune dhe janë punësuar afërsisht 1,000 praktikantë me kontratë 1-vjeçare pune.



Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,076 Lexime
3 vjet më parë