Konferenca Kombëtare e Antikorrupsionit

Ministrja Kushi: Arsimi, shembull pozitiv se si digjitalizimi jep rezultate në luftën kundër korrupsionit

“Arsimi është një nga shembujt shumë pozitivë se si digjitalizimin jep jep rezultate shumë domethënëse në luftën kundër korrupsionit. Ne kemi 39 shërbime të digjitalizuara, duke filluar që nga punësimi i mësuesve, regjistrimi i nxënësve, sistemi i të dhënave , etj.”- tha ministrja.

Në ditën e dytë të Konferencës tre ditore Kombëtare të Antikorrupsionit të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi foli për përdorimin e teknologjisë dhe shërbimeve online për ofrimin më efikas, transparent dhe më të përgjegjshëm të shërbimeve publike.


Gjatë fjalës së saj Kushi tha se parandalimi është mjeti i parë dhe më efikas për luftën kundër korrupsionit. Sistemi i digjitalizuar i shërbimeve, krahas shpejtësisë dhe cilësisë në shërbim, bën të mundur shmangien e kontaktit me zyrtarët duke minimizuar mundësinë e abuzimit. 


“Arsimi është një nga shembujt shumë pozitivë se si digjitalizimin jep jep rezultate shumë domethënëse në luftën kundër korrupsionit. Ne kemi 39 shërbime të digjitalizuara, duke filluar që nga punësimi i mësuesve, regjistrimi i nxënësve, sistemi i të dhënave , etj.”- tha ministrja.


Ministrja Kushi e quajti Portalin “Mësues për Shqipërinë” një rast suksesi, pasi portali përfshin proceset e shpalljes së vendeve të lira, regjistrimin, renditjen e kandidatëve, konkurrimin dhe shpalljen e rezultateve të konkursit, ka garantuar meritokraci e transparencë. Portali ka filluar në vitin 2015 dhe sidomos viti 2021 shënoi një rritje domethënëse 39% të numrit të mësuesve të punësuar përmes këtij sistemi krahasuar me vitin 2020. (përfshirë edhe pandeminë).


Kushi ka përmendur edhe Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP) i cili shërben si regjistër elektronik i të dhënave, të notave, planeve të programeve mësimore, mungesave dhe aktivizimit të nxënësve në klasë, duke rivendosur kështu në një platformë digjitale të komunikimit midis trinomit “mësues-prind-nxënës”.


Më tej ministrja foli edhe për regjistrimin përmes e-Albania për nxënësit e klasave të para në shkollat e qyteteve qendër qarku dhe klasave të dhjeta, i cili vitin e kaluar u bë në qendrat kryesore të qarqeve. Kushi gjithashtu përmendi edhe sistemin e maturës shtetërore, i cili garanton transparencën, meritokracinë që në regjistrimin e nxënësve, në shpalljen e rezultateve.  



Në përfundim Kushi tha se lufta ndaj fenomenit të korrupsionit është përfshirë në kurrikula për ndërgjegjësimin në moshë të hershme.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,623 Lexime
1 vit më parë