2 prilli

Ministrja Kushi në Ditën Botërore të Autizmit: Ti nuk je vetëm në këtë botë!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka dhënë mesazhin e saj në Ditën Botërore të Autizmit, me një video të momenteve nga aktiviteti me fëmijët e Shkollës Speciale "Luigj Gurakuqi" në Tiranë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka dhënë mesazhin e saj në Ditën Botërore të Autizmit, me një video të momenteve nga aktiviteti me fëmijët e Shkollës Speciale "Luigj Gurakuqi" në Tiranë.


Ekspozita e pikturës, këndi  senso-rekreativ dhe koncerti i organizuar në palestrën e shkollës, i shtuan ngjyra dhe emocione kësaj dite, duke përcjellë mesazhe ndërgjegjësuese dhe duke përqendruar vëmendjen tek këta fëmijë.


Në statusin e saj shoqërues të videos së veçantë ajo shpreh angazhimin për të punuar më shumë që të sigurojë të drejtat dhe mirëqënien e tyre. 


Mesazhi i plotë i ministres:

#DiellJeTi

Shikoni sa të mrekullueshëm janë këta fëmijë që takova në Shkollën Speciale "Luigj Gurakuqi" Tiranë, të cilët me rastin e Ditës Botërore të Autizmit kishin përgatitur një koncert shumë mbresëlenës së bashku me mësuesit e tyre të përkushtuar. Ne do të punojmë më shumë për të siguruar të drejtat dhe mirëqënien e tyre. 

https://fb.watch/c7Pds3M6TM/



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,058 Lexime
2 vjet më parë