Ministrja Kushi uron Pavarësinë e Kosovës me punimet e nxënësve nga gjithë Shqipëria
Kushi: Krenare për mesazhet kuptimplota në punimet e nxënësve nga gjithë Shqipëria
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka uruar Pavarësinë e Kosovës me punime të veçanta të përgatitura nga duart e nxënësve të gjithë Shqipërisë, ku përcjellin mesazhe atdhedashurie dhe vëllazërie për Kosovën.
Postimi i ministres Evis Kushi:
Në këtë ditë të shënuar, zgjodha të uroj vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë me disa nga punimet e realizuara nga nxënës të shkollave nga e gjithë Shqipëria, të cilat do të jenë pjesë e ekspozitës së përbashkët, më datë 21, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Prishtinë.
Ndihem krenare për mesazhet kuptimplotë që përcjellin nxënësit tanë nëpërmjet talentit të tyre dhe është detyra jonë e përbashkët që të ushqejmë tek ata ndjenjat e atdhedashurisë, vëllazërisë dhe krenarisë kombëtare.
Kaltra Tafani
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ardi Stefa - "Bjeruni mësuesve!"
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Listat emërore për kandidatët e Provimit të Shtetit, sezoni XXI maj-qershor 2026