MAS

Ministrja Nikolla pret Presidentin e FIBA Europe

Ministrja Nikolla priti sot në një takim Presidentin e Federatës së Basketbollit Evropian, z. Turgay Demirel shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, z. Avni Ponari.

Ministrja e Arsimitdhe Sportit i shprehu mirënjohjen Presidentit Demirel për mbështetjen e tij qëi jep basketbollit shqiptar dhe FShB-së në zhvillimin e më tejshëm të këtij sporti të dashur për shqiptarët.

Gjithashtu znj. Nikolla e informoi z. Demirel për politikat e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në drejtim të zhvillimit të sportit elitar por edhe atij në shkolla si pjesë e edukimit fizik dhe shëndetësor për fëmijët shqiptar që në moshë të hershme.

Nga ana e tij, Presidenti Demirel, duke vlerësuar politikat e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në drejtim të masivizimit dhe përmirësimit të cilësisë së sportit shqiptar dhe veçanërisht atij të basketbollit, shprehu gjithë mbështetjen e tijpër projektet që kanë të bëjnë me sportin në shkolla, shkollën qendër komunitare dhe ekipet zinxhir të basketbollistëve të rinj shqiptar.

Gjithashtu, z. Demirel falënderoi ministren Nikolla për partneritetin e ri që MAS dhe Federata Shqiptare e Basketbollit kanë zhvilluar në drejtim të angazhimit të figurave elitare të këtij sporti në përmirësimin e aktivitetit sportiv të shkollës. Në këtë kuadër ai sigurojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit se FIBA Europe do të mbështes maksimalisht zhvillimin e më tejshëm të këtij projekti.

Gjatë takimit, Ministrja Nikolla, Presidentët Demirel e Ponari si dhe ish-sportistët elitar të basketbollit shqiptar të pranishëm në këtë takim, shprehën një zëri angazhimin e tyre për zgjerimin e më tejshëm të bashkëpunimit me projekte të tjera të përbashkëta në fushën e sportit në shkolla, në një shkollë të hapur përkomunitetin.

Përmes marrëveshjes së bashkëpunimit mes MAS dhe FShB është mundësuar që një grup figurash të spikatura të basketbollit shqiptar, të angazhohen në marrjen në patronazh të mjediseve sportive të shkollave duke i vënë ato në dispozicion të komunitetit, prindërve dhe fëmijëve që dëshirojnë të angazhohen në sportin e basketbollit.

1,803 Lexime
7 vjet më parë