URIMI I MASR

Ministrja Shahini uron maturantët për provimet e maturës dhe i shpreh mirënjohjen mësuesve e prindërve

“Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor"- ky ka qenë urimi që ministrja Shahini u ka dhënë të gjithë maturantëve për provimet e Maturës Shtetërore, të cilët të parin po e zhvillojnë ditën e sotme për lëndën e gjuhës së huaj.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka uruar të gjithë maturantët, të cilët po po japin sot provimin e parë të Maturës Shtetërore. 


Fillimisht, ajo shpreh mirënjohjen për çdo nxënës, prind e mësues përballimin me sukses në mbylljen e këtij viti shkollor:


"Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse. Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush!", shprehet ajo ndërsa uron maturantët për provimet: "Tashmë jemi në atë ‘fazën finale të maratonës’ për maturantët tanë, të cilët ditën kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor".


Mbi 31 mijë maturantë çelin nesër sezonin e provimeve të Maturës Shtetërore. Nesër nis me lëndën e Gjuhës së Huaj, për të vazhduar më datë 11 qershor me Gjuhën Shqipe, me Matematikën më 15 qershor dhe 18 qershor, provimi i lëndës me zgjedhje.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,360 Lexime
3 vjet më parë