
Mundësi e re për maturantët, MASR: Në datat 7-9 korrik mund të plotësojnë formularët A1/A1Z
Për t’i dhënë ende një mundësi të gjithë të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, Ministria e Arsimit ka shtyrë afatin e aplikimit në datat 7 dhe 9 korrik.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi nëpërmjet një statusi në Facebook bëri të ditur se për plotësimin e formularëve A1/A1Z është dhënë një tjetër mundësi mes datave 7 dhe 9 korrik.
Statusi i plotë i ministres Kushi:
“Pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 7 deri 9 korrik 2021.
Suksese të gjithëve!”
Formulari A1
Formulari A1Z
©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Fondi i pyetjeve për provimin e licencës, për të gjitha profilet
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600