Aktualitet

Mundësi e re për regjistrimin në universitete, Kushi njofton raundin e fundit

Ministrja Kushi, ka njoftuar hapjen e një raundi të fundit për procesin e regjistrimit për vitin akademik 2022-2023 për të gjithë maturantët që nuk kanë mundur të regjistrohen në universitet në raundet e mëparshme. Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 – 16:00.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka shpallur raundin e fundit për regjistrimin në Universitete, duke u dhënë një mundësi të re të rinjve. Në një postim në rrjetet sociale, Kushi bën të ditur se ditën e nesërme, nga ora 08:00-16:00, të gjithë do të kenë mundësinë që të aplikojnë për t’u pranuar në universitete, pasi ka ende kuota të lira.


“Për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhëna që u mungojnë, dëshiroj t’ju jap lajmin e mirë se kemi ofruar një mundësi të re. Në këtë raund të fundit të procesit të regjistrimit për vitin akademik 2022-2023, ju ftojmë të plotësoni formularin dhe të zgjidhni një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike, sipas preferencave tuaja. Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 – 16:00. Në të gjitha shkollat e mesme të vendit, stafet tona mësimore do të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju asistuar në këtë proces. Suksese të gjithëve!”, shkruan Kushi.




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

221 Lexime
3 javë më parë