RISITË

Ndryshimet për “Maturën Shtetërore 2020”

Disa prej ndryshimeve janë vlerësimi elektronik i provimeve, rritja e cilësisë së administrimit të provimeve, shtimi i masave disiplinore etj.

Disa nga ndryshimet thelbësore në rregulloren e “Maturës Shtetërore 2020” janë vlerësimi elektronik i provimeve, rritja e cilësisë së administrimit të provimeve, shtimi i masave disiplinore etj.

Me fokusin për të prezantuar këto ndryshime, në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë është organizuar një takim me maturantët e këtij viti. E pranishme në këtë aktivitet ka qenë Zëvendësministrja për Arsimin Parauniversitar, Nina Guga dhe Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi. 


Njëkohësisht, nxënësit dhe mësuesit u njohën me dy botimet e fundit të QSHA-së: “Matura Shtetërore Gjuha Shqipe dhe Letërsia” dhe “Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje (për gjimnazin)”, të cilat do t’i orientojnë nxënësit dhe do t’i ndihmojnë ata për t’u përgatitur më mirë.


Rregullat që do të zbatohen këtë vit 


MAS bën të ditur se me qëllim ndërgjegjësimin e maturantëve dhe zhvillimin e një procesi sa më të rregullt, "Matura Shtetërore 2020" e këtij viti vjen me rregulla më strikte, sjell risi, si dhe rrit efikasitetin e përgjegjësinë në administrimin e provimeve. 


Kështu MAS si rregull të parë rendit ndalimin e celularëve në provimet e Maturës. 

"Maturantët/kandidatët që paraqiten në qendrën e provimit ose që konstatohen gjatë provimit me celular, përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore dhe kanë të drejtë t’i japin ato pas një viti"- Është kjo përmbajtja e një publikimi që ministrja e MARS, Besa Shahini, ka shpërndarë në rrjetin e saj social.

Një masë e tillë garanton një proces të drejtë të zhvillimit të provimit dhe ndihmon për një administrim cilësor.

Vlerësimi elektronik i provimeve është ndryshimi tjetër për "Maturën Shtetërore 2020" që sipas MASR do të rrisë standardet e cilësisë vlerësuese dhe të minimizojë gabimet njerëzore dhe shtojë transparencën.


Ja rregullat:

(N.Allkja Biçaku, Portali Shkollor) 

3,144 Lexime
4 vjet më parë