Aktualitet

Ndryshon Matura Shtetërore, MAS: Testet do të rivlerësohen me kërkesë të nxënësve

Në një konferencë ministrja Kushi bëri me dije se me rregulloren e re maturantët do të kenë të drejtë të kërkojnë rivlerësimin e testit në momentin që nuk janë të kënaqur me notën.Ministrja tha se rivlerësimi i testeve do të bëhet nga një komision i posaçëm që do të ngrihet pas ankesës së ardhur nga nxënësi.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi gjatë konferencës ku foli për arritjet e ministrisë për vitin 2022, njoftoi disa ndryshime që do të bëhën në Maturën Shtetërore. Si pasojë e kohës së shkurtër, që ministria kishte në dispozicion për të korigjuar testet dhe për të nxjerrë rezultatet në kohën e duhur, Kushi tha se do të ketë komisione të vecanta në shkolla për t kryer këtë funksion dhe se nxnësit do të mund të marrin testin e korrigjuar. 


“Në rregulloren e re të Maturës Shtetërore, është shfuqizuar neni që nuk lejonte rivlerësimin e testit. Ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm, për shkak të kohës së kufizuar që ne si ministri, kishim për të korrigjuar provimet dhe për të publikuar rezultatet në kohën e duhur. Ishte e pamundur që të kishte dhe një kohë në dispozicion për rivlerësimin. Por tashmë i kemi marrë të gjitha masat do ketë komisione të veçanta dhe në shkollë dhe në qendrën e shërbimeve arsimore, ku nxënësit do të kenë të drejtën e tyre që jo vetëm të marrin testin e korrigjuar, por që të ngrihet një komision transparent dhe nxënësi të marrë notën që meriton”, tha Kushi.



Ndërkaq në konferencë u tha se një nga sfidat që Ministria e Arsimit do të ketë prioritet këtë vit, është transporti për fëmijët, dhe se për këtë sipas Kushit, po punohet për rumbursimin e biletës. 


Kushi e mbylli fjalën e saj, duke thënë se Ministria po punon për rritjen e cilësisë së shkollave dhe universiteteve nëpërmjet politikave të ndërkombëtarizimit.



N.Allkja Biçaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,535 Lexime
1 vit më parë