MATURA SHTETËRORE 2019

Ndryshon nota mesatare për në universitete

Këshilli i Ministrave ka vendosur të rrisë notën mesatare për pranimet në institucionet e arsimit të lartë në vend. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave e do të hyjë në fuqi me ardhjen e vitit akademik 2019-2020.

Këshilli i Ministrave ka vendosur të rrisë notën mesatare për pranimet në institucionet e arsimit të lartë në vend. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave e do të hyjë në fuqi me ardhjen e vitit akademik 2019-2020.


 “Këshilli i Ministrave vendosi: Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim. Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2019-2020, të jetë nota 6.5 (gjashtë pikë pesë)”,-theksohet në vendim.


 Ndërkohë në rastet e transferimit të studimeve nga brenda apo jashtë vendit, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit, brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave të vitit akademik që studenti është pranuar në institucionin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016-2017 dhe në vijim.


Përllogaritja e notës

“Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë vijon:

a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë;

b) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore”,-nënvizohet në vendim. Sakaq, për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitin akademik 2019-2020, nota mesatare e përllogaritur sipas këtij vendimi të jetë nota 7.5. Nota mesatare e kandidatëve që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë përllogaritet sipas përcaktimeve të këtij vendimi. Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në vendim. Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.


(Portali Shkollor)

16,698 Lexime
4 vjet më parë