KOSOVË

Në Kosovë periudha e parë e vitit shkollor përfundon më 30 dhjetor 2021, ndërsa e dyta fillon më 10 janar 2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se periudha e parë e vitit shkollor 2021/2022 përfundon më 30 dhjetor 2021, pra pushimi dimëror fillon më 31 dhjetor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Duke qenë se është duke u zbatuar vendimi për kompenzimin e 18 ditëve të humbura mësimore si pasojë e gjendjes me pandeminë, edhe datat 28, 29 dhe 30 dhjetor (ditë të pushimit dimëror sipas Kalendarit shkollor), do të jenë ditë mësimi.



Rikujtojmë se kompensimi i ditëve të humbura të mësimit po bëhet sipas rekomandimeve nga Task-forca në nivel të MAShTI-t, ku përfaqësohen të gjitha institucionet relevante si: IKShPK, SBAShK, Këshilli i Prindërve dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit.


Më poshtë gjeni vendimin:



Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,757 Lexime
2 vjet më parë