Aktualitet

Në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ mbyllen 21 degë. Ja cilat profile kanë zgjedhur të rinjtë më shumë këtë vit të ri akademik

Viti i ri Akademik 2022-2023 në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka nisur me 21 degë të mbyllura për shkak të zero regjistrimeve apo një numri shumë të vogël, nën 6 studentë që kanë pasur interes për këto degë.

Viti i ri Akademik 2022-2023 në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka nisur me 21 degë të mbyllura për shkak të zero regjistrimeve apo një numri shumë të vogël, nën 6 studentë që kanë pasur interes për këto degë.


Në bazë të të dhënave nga Universiteti, degët të cilat kanë marrë më shumë aplikime mbeten në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si Infermieria e Përgjithshme me 250 regjistrime; Infermieri Mami 160 regjistrime; Fizioterapi 100, Imazheri 100 dhe Teknike Laboranti 100.


Universiteti i Elbasanit ka 2573 kuota, nga të cilat janë zënë këtë vit 1435 kuota.


Ndërsa degët të cilat mbyllen këtë vit në Universitetin Aleksandër Xhuvani janë:


  • Gjuhë letërsi 3 Regjistrime
  • Histori Gjeografi 3
  • Gjuhe gjermane 1
  • Gjuhe frënge 0
  • Gjuhe italiane 0
  • Gazetari 1
  • Gazetari dhe Anglisht 3
  • Gjuhe shqipe dhe rome 0
  • Histori dhe gjuhe Gjermane 0
  • Gjeografi dhe Gjuhe Italiane 0
  • Operatore Turistike dhe Gjuhe Gjermane 4
  • Biologji dhe Kimi 3
  • Matematik Fizik 0
  • Studime Mjedisore 2
  • Fizik Kompjuterike 0
  • Matematike dhe Informatikë 0



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

6,849 Lexime
1 vit më parë