OPINION/ KOSOVË

Nëse vendi synon “cilësi në arsim” atëherë, primatin duhet dhënë “mësuesve klasor”

Nisur nga ajo që bazamentin e formimit të invidivit e jep pikërisht arsimi fillor nga klasët 1- 5, nivel ky ku çdo mësimdhënës të këtij cikli e gjen tejet të përkushtuar në mësime të shkronjave alfabetike dhe njohurive bazike matematikore...

Nisur nga ajo që bazamentin e formimit të invidivit e jep pikërisht arsimi fillor nga klasët 1- 5, nivel ky ku çdo mësimdhënës të këtij cikli e gjen tejet të përkushtuar në mësime të shkronjave alfabetike dhe njohurive bazike matematikore, duke pasur shumë role për këta nxënës e në shumicën e rasteve atë të “Nënës/Babait” dhe të “Psikologut/es”, për të mirëkuptuar gjendjen psiko-fizike të fëmijëve të moshës nga 6 deri në 10 vjeçare.


Çdo fëmijë që nga fillet e tij të shkollimit si parashkollor, njëjtë dhe fillor ende pa kaluar në fazën e adaptimit të të qëndruarit larg prindërve të tij, pëson një mori frikash dhe ndryshimesh të shumta emocionale të cilat çdo mësues është i obliguar që të jetë pranë këtij fëmije për të ardhur deri në ndërrimin e disponimit të tij dhe shtimin e dëshirës për të vijuar shkollën.


Shumë prindër në këtë fazë qëndrojnë afër dritareve të shkollave për të parë fëmijët e tyre se si sillen në orë mësimore se a kanë arritur të stabilizohen dhe të qëndrojnë pa ta në klasë. Këtë lloj ankthi e pësojnë edhe mësuesit e këtyre fëmijëve të cilët shpesh herë së bashku me prindërit e këtyre fëmijëve, të cilët në një formë ose tjetër hasin në vështirësi socializimi dhe ndërrimi të rutinës ditore nga çka e kishin në shtëpitë e tyre me botën shkollore.


Duke e parë rëndësinë që ka ky cikël shkollimi padyshim se dhe stimulimi për këta mësues do të duhej të jetë më i madhi nga të gjithë, meqë nga MËSUESIT mësojnë shkronjat e para alfabetike, ndërsa nga lëndorët vetëm sa arrijnë të i zgjerojnë njohuritë shtesë.


Nëse marrim për bazë normën javore të punës që mund të kenë këta mësues krahasuar me nivelet e tjera, ky cikël ka nga 20 deri në 25 orë mësimore, duke i mbajtur 5 orë jashtë normës së paraparë të punës, ani pse me kontratë kolektive është veçse e trajtuar kjo çështje, por që nuk po gjen zbatim në praktikë. Njëherit krahasur me nivele të tjera të mësimdhënësve, ky cikël nuk ka asnjë ditë të lirë, siç e posedojnë mësimdhënësit lëndor, apo dhe profesorët e shkollave të mesme.  Po ashtu dhe nga aspekti i përgatitjeve shkollore ky cikël tani më pas reformimit të ri, ka mbi 90%  mësues me nga 240 kredi të arritura, por dhe një pjesë e madhe e të rinjëve janë dhe me Master të mbaruar edhe pse kjo gradë shkencore, gjykuar sipas institucionarëve nuk do të ju njihet fare edhe pas miratimit të këtij ligji të pagave.


Prandaj nëse do të duhej rishqyrtuar dhe njëherë këtë ligj të pagave, ky cikël i Mësuesve do të duhej renditur ose i barabartë me lëndorët, apo dhe mbi ta, gjithnjë bazuar në peshën dhe punën që këta mësues bëjnë.

8,587 Lexime
8 muaj më parë