Aktualitet

Nesër zhvillohet provimi i parë i Maturës 2023, Kushi uron maturantët: Kemi marrë masat me ekipet tona për mbarëvajtjen e procesit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka uruar përmes një video-mesazhi maturantët të cilët do t’i nënshtrohen nesër provimit të parë të maturës shtetërore 2023, atij të gjuhës së huaj. Zonja Kushi tha se kemi marrë të gjitha masat me ekipet tona që ky proces të jetë sa më i qetë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka uruar përmes një video-mesazhi maturantët të cilët do t’i nënshtrohen nesër provimit të parë të maturës shtetërore 2023, atij të gjuhës së huaj. 


Zonja Kushi tha se kemi marrë të gjitha masat me ekipet tona që ky proces të jetë sa më i qetë.


“Edhe pak orë na ndajnë nga provimi i parë i Maturës Shtetërore, një moment i shumëpritur për të gjithë ju sepse do të kurorëzoni punën dhe përpjekjet e shumë viteve. Jemi këtu për t’ju mbështesim fort që të gjithëve. Kam besim që ju do të jepni më të mirën dhe nesër do të jeni krenarë për veten tuaj, por po ashtu do të jenë krenarë edhe familjet tuaja dhe të gjithë ne.”


Urimin për maturantët Ministrja Kushi e bëri së bashku kryetaren dhe nënkryetarin e Parlamentit të Nxënësve, si dhe me ish-nënkryetaren e Parlamentit të Nxënësve që aktualisht është studente në të dytë për Stomatologji në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. 


Katër provimeve të maturës do t’i nënshtrohen rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin. Këtë vit provimeve të maturës do t’i nënshtrohen rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe për të cilët kemi hartuar teste të veçanta.



©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,019 Lexime
10 muaj më parë