QSHA PËR PORTALIN

Nga 24 qershori nis testimi i informatizuar për punësimin e mësuesve

Duke nisur nga data 24 Qershor 2020 do të zhvillohet testimi i informatizuar për punësimin e mësuesve (portali). Në vijim do të publikohen edhe kalendaret me profilet, listat emërore dhe oraret përkatëse.

Në zbatim të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nr. 12, datë 27.02.2018 “Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike, të arsimit parauniversitar”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije se duke filluar nga data 24 Qershor 2020 e në vazhdim, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) do të zhvillohet testimi i informatizuar për punësimin e mësuesve.


Kalendari me shpërndarjen sipas profileve dhe listat emërore me oraret për çdo kandidat do të publikohen në ditët në vijim në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore www.qsha.gov.al.


Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe në vijim të masave parandaluese të përhapjes së tij, nëpërmjet urdhrave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, testimet do të zhvillohen duke zbatuar me përpikmëri rregullat, të cilat ju ftojmë t’i lexoni në linkun e mëposhtëm. 


Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).


Portali Shkollor ju uron suksese! 

Parajsa Shtini 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,603 Lexime
3 vjet më parë