Aktualitet

Nis Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve

Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet ASCAP në bashkëpunim me universitetet kryesore të vendit, ka nisur trajnimin e mësuesve në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve për vitin akademik 2024-2025.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet ASCAP në bashkëpunim me universitetet kryesore të vendit, ka nisur trajnimin  e mësuesve në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve për vitin akademik 2024-2025. 


Programi filloi me trajnimin e mësuesve nga shkollat në Durrës, Korçë, Elbasan dhe Tropojë, dhe do të zgjerohet për të përfshirë më shumë se 4000 mësues nga e gjithë Shqipëria deri në fund të vitit 2024. Synimi është trajnimi i mbi 16,000 mësuesve në vend, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi që do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e arsimit.


Programi po mbështetet nga 7 universitete publike të njohura për ekselencën në formimin e mësuesve, duke përfshirë Universitetin e Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Vlorës, Gjirokastrës, dhe Shkodrës. 


Këto institucione ofrojnë trajnime të specializuara në Matematikë, Shkencë, Gjuhë, dhe për Arsimin Fillor, duke përgatitur mësuesit për sfidat e mësimdhënies në epokën digjitale.

Pedagogë dhe trajnerë të zgjedhur për ekspertizën e tyre po japin një mbështetje të vazhdueshme dhe të personalizuar për mësuesit, duke garantuar një zhvillim profesional cilësor dhe të orientuar drejt praktikës. 


Ky program synon të revolucionarizojë sistemin arsimor përmes përgatitjes së mësuesve me metodologji inovative të mësimdhënies dhe teknologji të avancuara dhe nxit një ndryshim thelbësor në mënyrën se si mësohet dhe sesi mësimdhënia duhet të praktikohet.



Kaltra Tafani 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,045 Lexime
8 muaj më parë