Opinion

"Nisma e MASR, mundësi që mësuesi të veprojë"

Mësuesi i shkollës “Hoxhë Zogu” në Tropojë, Bujar Hajdarmataj, e shikon nismën e re të MASR si një mundësi e madhe që mësuesi të veprojë.

Projekti me i ri i MASR për “Tri orë në gjashtë orë” që do të fillojë me 1 shkurt mendoj se do të sjellë angazhim më të madh nga mësimdhënësit, mundësi më të madhe që mësuesi të veprojë.


1. Kurrikula e re me kompetenca kërkon më shumë kohë në dispozicion të mësuesit dhe nxënësit për zhvillimin e kompetencave sipas fushave.


2. Për 6 orë mësimore nxënësi kishte më shumë ngarkesë sepse secila nga këto lëndë kërkonte kohën, angazhimin dhe kujdesin për t'u përgatitur dhe zhvillimin e detyrave të shtëpisë çka sillte një çoroditje dhe stres për nxënësin.


3. Përqendrimi i nxënësit në orët e lëndëve kryesore si matematikë, fizikë etj. që zhvilloheshin pas lëndëve ed. fizik, muzikë ishte pothuajse i pamundur.


4. Me këtë sistem eliminohet mundësia e justifikimit të mësuesve për mosmjaftimin e kohës së nevojshme për realizimin me sukses të orës së mësimit.


5. Vlerësimi i portofolit të të nxënit mund të realizohet më me produktivitet brenda orës mësimore çka ndikon në bindjen e nxënësit për seriozitetin dhe saktësinë e vlerësimit. 


6. Dy orë mësimore mendoj se rrisin cilësinë e të nxënit.


7. Për kohën 45 minuta gjithçka ishte e kufizuar për mësuesin, plotësimi i dokumentacionit, zhvillimin e kompetencave e deri në vlerësimin e nxënësve. Sistemi i ri të jep mundësi të kryhen të gjitha në një kohë të mjaftueshme.


Natyrisht që kjo kërkon angazhim te mësimdhënësve, nxënësve dhe mbështetje me mjete mësimore dhe didaktike nga MASR.


(Bujar Hajdarmataj, mësimdhënës në shkollën "Hoxhë Zogu" Tropojë; Portali Shkollor)

3,952 Lexime
6 vjet më parë