“Tri lëndë në gjashtë orë”

"Nisma kërkon mjedis, mjete didaktike e mësues aktiv"

Portali Shkollor ju ka informuar hap pas hapi për vendimet, urdhrat e udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Sot ju sjellim një koment të Ermira Ymerajt lidhur me formën e re të organizimit të mësimit.

“Tri lëndë në gjashtë orë” është projekti më i ri sipas të cilit do të organizohen orët e mësimit në sistemin arsimor parauniverstar që në datën 1 shkurt. Portali Shkollor ju ka informuar hap pas pahi për vendimet, urdhrat e udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Sot ju sjellim një koment të Ermira Ymerajt lidhur me formën e re të organizimit të mësimit. 


Mendimi im si mësuese mbështetet në deduktimin e fakteve përgjithësuese. 

1. Kurrikula e re me kompetenca kërkon 4 elementë zinxhir në procesin e nxënies së kompetencës: leximin, dëgjimin, të folurin, të shkruarin; në vijimësi për të bërë të realizueshme e gjithpërfshirëse 2 ore mësimore. 


2. Portofoli i të nxënit është pjesë e vlerësimit të nxënësit me këtë sistem mundesh ta realizosh në klasë dhe të argumentosh notën për secilin grup dhe nxënës duke e bërë atë të besueshëm dhe të vlefshëm. 


3. Vlerësimi i vazhduar. Ky propozim ndihmon nxënësin dhe mësuesin që gjatë një ore mësimore të realizojë të kuptuarin dhe gjatë orës tjetër të realizojë analizën. 


4. Testimi me dy orë krijon me lehtësi si për mësuesin dhe nxënësin. 


Nxënësi: 

a. Kishte 6 ore mësimore me një ngarkesë në të shumtën të papërballueshme brenda ditës. Nxënësi zhvillonte matematikë, kimi, filozofi, gjuhë, biologji, histori, secila kërkonte së paku 1 orë studim pa zhvilllimin e detyrave. Kjo bënte që çdo fëmi përllogariste të mësonte 3 lëndë mirë, dy pak, një vetëm ta lexonte. Imagjinoni lodhjen dhe sforcimin e fëmijës me rezultate të shkëlqyera. 

b. Mësuesi i matematikës hynte mbas orës së filozofisë, kimisë a fiskulturës, shpërqëndrimi ishte evident, 5 minuta i duhej çdo mësuesi për t’i drejtuar nxënësit nga ora e tij, 10 minuta për të ndërtuar tërheqjen e vemendjes, 20 për të marrë përqendrimin në problemin e radhës dhe pastaj diskutimi e përfundimet s’bëheshin kurrë sepse pse - të e fëmijëve nuk përmbusheshin me përgjigje. 

Ndaj dy orë të një lënde rrisin cilësinë e orës mësimore. Mësuesi aktiv me instrumenta të bollshëm në një orë shpesh lypte 5 minuta duke ua bërë më të rënduar nxënien. E di se shumë kanë dilema se kjo lloj nisme kërkon mjedis, mjete didaktike dhe mësues aktiv që e duan profesionin. 


Mësuesi dembel ka të drejtë të ankohet dhe të thotë klasat janë të dobëta se me zor i kemi mbajtë 45 minuta jo më 90, se kanë bërë policin e jo mësimdhënësin ,se shkollarin e kemi demotivuar, se mjafton ta shohin si numër e jo si subjekt, se te i keqi nuk kemi tentuar të harxhojmë kohën po thjesht kemi zgjedhë rrugën më të shkurtër: s’ka libra nxirre jashtë, s’mëson lëre aty në mosdije duke e përbuzë si nxënës që vetëm trazon qetësinë, jemi marrë me 2 - 3 vetë dhe jemi mjaftuar me mësimdhënien tonë, kemi teorizuar e vështirësuar lëndën fëmijës duke i kërkuar të nxëjë gjithçka të rëndësishme për ne si mësues e jo për atë. 


Kemi braktisur, kemi neglizhuar, qurravitemi duke thënë na plasën me këto reforma, na mbushen me fletë, na mbushen me portofole, na mbushen me letra, veç mësim s’po bëjmë se të gjitha këto i kemi menduar t’i bëjmë brenda orës së mësimit. 


Mjerane, pse duhet të zë kohën time të lirë duke korrigjuar, duke vlerësuar, duhet gjithçka ta bëjmë brenda orës, të plotësojmë regjistër, të vlerësojmë, të vendosim shënimet, të gjitha brenda 45 minutave, të shohim facebook, të shkruajmë në ëhatcup, të bëjmë ndonjë telefonatë, të porosisim fëmijët të mos bëjnë zhurmë, të qëndrojnë urtë në klasë sa të kryejë zysha një punë të vockël, sa të plotësojë ditarin etj. 


E kuptoni tani PSE?


(Ermira Ymeraj; Portali Shkollor)

10,005 Lexime
6 vjet më parë