MATURA SHTETËRORE 2019

Njoftim për fotokopje testi, MSH 2019

Këtë vit të gjithë maturantët kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e testit dhe të fletëpërgjigjes, pas përfundimit të të gjitha provimeve. Ky shërbim ofrohet nga QSHA pa pagesë.

Në zbatim të nenit 26, pika 9, të Rregullores së Maturës Shtetërore 2019, të gjithë maturantët/kandidatët që do të japin provimet e MSH 2019, kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e testit dhe të fletëpërgjigjes, pas përfundimit të të gjitha provimeve.


Çdo maturant/kandidat që kërkon fotokopjen e testeve të Maturës dhe të fletëpërgjigjeve përkatëse, duhet të paraqesë kërkesën në shkollë brenda 3 ditëve nga shpallja e rezultateve të secilit provim.


ZVAP mbledhin kërkesat për fotokopje nga çdo shkollë dhe i dorëzojnë ato në QSHA brenda 4 ditëve nga shpallja e rezultateve të secilit provim.


Gjithashtu, informohen të gjithë maturantët/kandidatët se kërkesat për fotokopje të testit dhe të fletëpërgjigjes mund të kryhen online në portalin ealbania, duke përdorur shërbimin “Kërkesë për kopje të testit të Maturës”, brenda 3 ditëve nga shpallja e rezultateve të secilit provim.


Pas trajtimit të kërkesës, QSHA do të nisë kopjen e testit për secilin maturant/kandidat që e ka kërkuar atë, në “Hapësira ime”, seksioni “Dokumentet e mia”, në llogarinë përkatëse të çdo maturanti/kandidati, në e-albania. Maturantët/kandidatët do të njoftohen edhe me e-mail, në kohën që shërbimi do t’u kthejë përgjigje.

Ky shërbim ofrohet nga QSHA pa pagesë.

(Portali Shkollor)

7,189 Lexime
4 vjet më parë