NOTAT

Notat nuk përcaktojnë çfarë ju jeni, por ato do t'ju shërbejnë në universitet dhe në jetë

Notat nuk ju përcaktojnë, por ato janë sërish të rëndësishme në shkollë të mesme, universitet dhe më vonë në jetë. Ata që nuk e marrin notën që dëshirojnë, shpesh justifikohen me shprehjen "Notat nuk tregojnë asgjë për mua"...

Notat nuk ju përcaktojnë, por ato janë sërish të rëndësishme në shkollë të mesme, universitet dhe më vonë në jetë. Kjo duhet t'i thuhet të gjithë nxënësve. Shkolla ndonjëherë është stresuese. Jo të gjithë dalin me përshtypje pozitive. Ndonjëherë presioni i notave të mira, na lodh. Ata që nuk e marrin notën që dëshirojnë, shpesh justifikohen me shprehjen "Notat nuk më përcaktojnë mua". Shumë studentë e keqpërdorin kuptimin e kësaj fjalie, duke kuptuar që notat nuk janë aspak të rëndësishme dhe për këtë arsye nuk duhet bërë asnjë përpjekje për të arritur një rezultat të mirë në shkollë. 


A është ky një mentalitet që studentët duhet të përvetësojnë? 

Kjo është mëse e vërtetë dhe është diçka që duhet pasur parasysh, por nga ana tjetër nxënësit nuk duhet ta keqkuptojnë, duke thënë se notat nuk kanë aspak rëndësi, sepse sërish ata duhet të arrijnë rezultate të larta, gjithsesi. 


Notat janë deri diku të rëndësishme. Mund të jetë e vështirë për ta gëlltitur këtë të vërtetë në ditët e sotme, por të mos e pranosh rëndësinë e notës, thjesht dëmton veten. Mund të ketë defiçenca në këtë lloj sistemi, por sërish numri në notë ka rëndësi


Është e vërtetë që notat mund të mos përshkruajnë çdo aftësi që njeriu zotëron, madje edhe punëdhënësi apo kolegu juaj mund ta kuptojë këtë gjë. 


Mendojeni notën si diçka që do të shtojë përpjekjet tuaja. Nëse nuk jeni i suksesshëm në shumë lëndë, do të thotë se nuk Iikeni përvetësuar siç duhet njohuritë dhe nuk po e shfrytëzoni në maksimum potencialin tuaj. 


Për disa, notat maksimale vijnë pa shumë përpjekje. Nëse jeni një nga ata nxënës, atëherë notat më poshtë se nota 10 nuk ju shqetësojnë. Por, nëse shpenzoni shumë kohë për të mësuar, atëherë nota maksimale është mëse e merituar. 


Për sa kohë, ju keni provuar të bëni më të mirën tuaj, ju mund të pajtoheni me veten tuaj dhe me ndërgjegjen tuaj. Nëse e dini se mund të bëni më shumë, atëherë ju do të përpiqeni më tepër rradhën tjetër dhe do përpiqeni të përdorni një tjetër metodë të mësuari. Do të provoni strategji të reja të të shkruarit, apo do të eksploroni mundësi të reja, të cilat do ju çojnë drejt një note më të mirë, të cilën nuk e morët dot herën e  kaluar. 


Kushdo mundet të bëjë progres në shkollë. Thjesht duhet pak kohë. Veçse nuk është e thënë  të mundoni në ekstrem veten tuaj, thjesht se nuk e kapni dot notën e  lartë. Mjafton të punoni fort. Notat nuk ju përcaktojnë. Nuk thonë se kush jeni ju. Madje, edhe numri i madh i certifikatave nuk e tregon formimin tuaj. Ju jeni më shumë se aq. Nga ana tjetër, notat janë të rëndësishme, por sigurisht, jo aq shumë, sa të kaloni netë pagjumësie duke mësuar. Çelësi i suksesit është balanca dhe shëndeti mendor e fizik. 



(P.Shtini; Portali Shkollor)

2,585 Lexime
4 vjet më parë