Mas

Ofrohen 50 bursa për studentët ekselentë, ja kriteret

Studentët e përzgjedhur do të jenë studentë të vitit të tretë, kriteri kryesor i përzgjedhjes është që të jenë studentë ekselentë në IAL publike. 50% e të përzgjedhurve do t'i përkasin gjinisë femërore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, zhvilloi sot një takim pune me Drejtorin e Shoqatës World University Service, Kambiz Ghawami.

Ghawami dhe shoqata që ai drejton, sollën propozime konkrete duke ofruar 50 bursa për studentët shqiptarë. Studentët e përzgjedhur do të jenë studentë të vitit të tretë, ku kriteri kryesor i përzgjedhjes është që të jenë studentë ekselentë në IAL publike. 50% e të përzgjedhurve do t'i përkasin gjinisë femërore dhe me prioritet do të trajtohen studentët ekselentë që vijnë nga familjet me të ardhura të ulta.

Ghawami siguroi vazhdimësinë e projekteve pasi janë të shumtë bizneset gjermane në Shqipëri, të interesuar për studentë të kualifikuar dhe të përgatitur.

Nikolla pasi falënderoi Ghawami për këtë mundësi të shkëlqyer që u ofrohet studentëve shqiptarë, e njohu atë me politikat dhe reformat që janë ndërmarrë në arsimin shqiptar.

3,356 Lexime
7 vjet më parë