ARSIMI MË BOTË

OKB kundër mbylljes së shkollave: Bota po përballet me “katastrofë gjeneratash” në arsim

1 miliardë fëmijë kanë ndërprerë shkollën për shkak të COVID-19. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres këtë të martë, i bëri thirrje të gjitha qeverive të botës që të hapin sa më parë mësimin në shkolla dhe universitete sepse botës po i kanoset një katastrofë gjeneratash në arsim.

Organizata e Kombeve të Bashkuara është shprehur kategorikisht kundër mbylljes së shkollave nëpër botë, si pasojë e koronavirusit. 


Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres paralajmëroi të martën se bota përballet me një "katastrofë gjeneratash" për shkak të mbylljes së shkollave në mes të pandemisë së koronavirusit dhe tha se kthimi i studentëve me siguri përsëri në klasë duhet të jetë prioriteti kryesor i të gjitha qeverive në botë. 

Sekretari i OKB-së, tha se, nga kjo situatë janë prekur të paktën 1 miliard nxënës në 160 vende.


“Tani ne po përballemi me një katastrofë të përgjithshme që do të çoj në dëm potencial të pashembullt njerëzor, të minojë dekada të përparimit dhe t’i përkeqësojë pabarazitë e rrënjosura”, tha sekretari i OKB-së teska hapi fushatën “Mbrojeni të ardhmen tonë”.


“Pasi transmetimet lokale të Covid-19 të vendosen nën kontroll, rikthimi i nxënësve në shkollë në mënyrën sa më të sigurt të mundshme, duhet të jetë prioriteti kryesor”- tha ai për Reuters.


“Konsultimi me prindërit, mësuesit, kujdestarët dhe të rinjtë, duhet të jetë themelor”- apeloi Sekretari i OKB-së, Guterres. 



Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,764 Lexime
1 muaj më parë