Sezoni XVIII

Organizimi dhe kalendari i provimeve të shtetit për profesionin e farmacistit, mjekut dhe stomatologut

Provimi i shtetit i sezonit XVIII në Mjekësi, për profesionin e rregulluar të Farmacistit, Mjekut dhe Stomatologut do të zhvillohet nga data 11 korrik deri më 25 korrik 2020. Ky është kalendari me ditët dhe oraret përkatëse për të tria profilet. Njihuni edhe me listën e kandidatëve të profilit Farmaci.

Provimi i shtetit për profesionin e farmacistit, mjekut dhe stomatologut do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore nga data 11 korrik deri më 25 korrik. Në ju sjellim kalendarin ku tregohen ditët dhe oraret përkatëse për të tria profilet. 


Kalendari i datave Sezoni XVIII për profesionin e Farmacistit, Mjekut dhe Stomatologut

Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe në vijim të masave parandaluese të përhapjes së tij, nëpërmjet urdhrave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, provimet do të zhvillohen duke zbatuar me përpikëri rregullat e mëposhtme:

Qendra e Shërbimeve Arsimore është përgjegjëse për ofrimin e sigurisë maksimale dhe kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare, duke ofruar:

  • pastrim dhe dezinfektim të ambienteve të provimit me solucione dezinfektuese të miratuara, përpara dhe pas çdo seance provimi;
  • pastrim dhe dezinfektim të pajisjeve fizike të ambienteve të provimit, si: kompjuterët, pajisjet elektronike, karriget, tavolinat, etj;
  • vendosje të solucioneve dezinfektuese në hyrje të çdo ambienti provimi;
  • respektim të distancës 1,5 – 2 metër ndërmjet kandidatëve gjatë gjithë proceseve të zhvillimit të provimit;
  • mundësinë e kryerjes së provimit në kabina të veçanta për secilin kandidat, duke respektuar distancën fizike nga njëri – tjetri;
  • pajisjen me mjetet e duhura mbrojtëse si maska dhe doreza plastike, të stafit të institucionit dhe personave të jashtëm, të përfshirë në proceset e zhvillimit të provimit.

Gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në provim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme:

  1. të paraqitet pranë QSHA-së, i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike;
  2. të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 – 2 metër nga kandidatët e tjerë.;
  3. të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit;
  4. të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të provimit;
  5. të mos ketë me vete celularë, çantat dhe sende të tjera personale të panevojshme për zhvillimin e provimit.
  6. Kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA 30 minuta përpara orarit të publikuar dhe të jetë i pajisur me:
  • Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);
  • Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;
  • Faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit për llogari të QSHA, të kryer në një bankë të nivelit të dytë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA, bazuar në herën e pjesëmarrjes); Kandidatët, të cilët nuk paraqesin këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit.

      7. Kandidati duhet të mbajë parasysh sa më poshtë:

  • Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi ky vlerësohet si kriter skualifikimi;
  • Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit;
  • Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit. 


Lista e kandidatëve Farmaci Sezoni XVIII

(Në vijim do të publikojmë edhe listat e profileve të tjera për provimin e shtetit në mjekësi)  

© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,996 Lexime
3 vjet më parë