Pavarësia e Kosovës, atmosferë festash në shkolla

Ja si e festuan Festën e Pavarësisë së Kosovës nxënësit në Tiranë dhe Prizren

Dita e Pavarësisë së Kosovës është festuar në të gjitha shkollat në vend. Janë organizuar aktivitete të ndryshme, konkurse, recitime, krijime dhe interpretime të këngëve patriotike. Ne ju sjellim mënyrën e të festuarit të nxënësve të ciklit parashkollor në Tiranë dhe Prizren.

Në shkollën “E kuqe” në kryeqytet, nxënësit e parashkollorit organizuan një konkurs me punime të realizuara me duar. Punimi i parë ishte flamuri i Kosovës në nderim të Ditës së Pavarësisë. Më pas nxënësit e vlerësuan njeri-tjetrin me çmime. 

5-vjeçarja Lejla Shabani është në grupin e nxënsve parashkollorë në shkollën“Motrat Qiriazi” në Prizren. Me letra ngjitëse që shkelqen Lejla ka ndërtuar flamurin e Kosvës.

Nxënësit treguan nëpërmjet krijimeve të tyre se si është kjo ditë për ta. Për më tepër shikoni fotot.

4,896 Lexime
8 vjet më parë