Arsimi në të ardhmen

Pedagogia Linda Mëniku: Shumë shpejt Shqipëria do ketë mungesë mësuesish

E ftuar në një emision televiziv, pedagogia Linda Mëniku ka theksuar se shumë shpejt në vendin tonë do të ketë nevojë të madhe për mësues, pasi për këtë profesion ka rënë interesi i ndjekjes së studimeve. Sipas Mënikut kjo mungesë do të ndikojë edhe më tej në cilësinë e përdorimit të gjuhës shqipe.


“Shqipëria shumë shpejt nuk do të ketë mësues, nuk do të ketë mësues as të Fizikës dhe as të Kimisë sepse nuk ka një stimul”, kështu ka thënë pedagogia Linda Mëniku gjatë një emisioni televiziv teksa ka theksuar se kjo mungesë do të ulë edhe pretendimin për të pasur cilësi në përdorimin e gjuhës shqipe. 


“Sot njerëzit nuk kanë më dëshirë të studiojnë për mësuesi. Shqipëria shumë shpejt nuk do të ketë mësues, nuk do të ketë mësues as të Fizikës dhe as të Kimisë sepse nuk ka një stimul. Shumë njerëz që sot janë mësues mund të mos kenë kualifikimin e përshtatshëm, por ka mungesa mësuesish. Nuk është si dikur kur të ishe një mësues, ishte një status shumë i madh, status ekonomik ashtu edhe moral. Sot të qenit mësues nuk i thërret njerëzit. Kështu që ne jemi në fazën që nuk kemi mësues jo më që ta flasim shumë mirë gjuhën shqipe”, tha pedagogia Mëniku.



Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,091 Lexime
1 vit më parë