Aktualitet

Për herë të parë dëftesat dhe certifikatat printohen nga e-Albania

Këtë vit për herë të parë, u mundësua që prindërit të tërheqin dëftesat e fëmijëve të tyre përmes platformës E-Albania, pa e patur të nevojshme të paraqitjen fizikisht në institucione arsimore.

Këtë vit për herë të parë, u mundësua që prindërit të tërheqin dëftesat e fëmijëve të tyre përmes platformës E-Albania, pa e patur të nevojshme të paraqitjen fizikisht në institucione arsimore. Përmes një postimi në rrjete sociale Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi thekson se tashmë dëftesat e nxënësve apo certifikatat e notave për maturantëve mund të printohen direkt nga sistemi, sa herë që të jetë e nevojshme.


“Jemi krenarë që këtë vit arritëm ta përmbushim me sukses angazhimin tonë që si certifikatat e notave të maturës, ashtu dhe dëftesat e nxënësve për çdo vit shkollor në sistemin parauniversitar, të printohen nga platforma e-Albania sa herë që dëshironi, pa qenë nevoja të drejtoheni fizikisht në institucionet arsimore.”


Gjithashtu ministrja bën me dije se janë lehtësuar procedurat edhe për ata që u duhet diploma jashtë vendit.


“Përveç kësaj, të gjithë ata të cilëve u duhen këto dokumente për jashtë vendit, janë lehtësuar edhe nga procedura e mëparshme për vulë legalizimi në QSHA, por drejtohen vetëm në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vulën apostile.”


Postimi i plotë i ministres Kushi

"Të dashur nxënës dhe prindër,

Jemi krenarë që këtë vit arritëm ta përmbushim me sukses angazhimin tonë që si certifikatat e notave të maturës, ashtu dhe dëftesat e nxënësve për çdo vit shkollor në sistemin parauniversitar, të printohen nga platforma e-Albania sa herë që dëshironi, pa qenë nevoja të drejtoheni fizikisht në institucionet arsimore. Përveç kësaj, të gjithë ata të cilëve u duhen këto dokumente për jashtë vendit, janë lehtësuar edhe nga procedura e mëparshme për vulë legalizimi në QSHA, por drejtohen vetëm në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vulën apostile. Kjo arritje u bë e mundur si rezultat i bashkëpunimit me AKSHI-n dhe QSHA-në për ndërtimin dhe vënien në funksion të plotë të sistemit SMIP, si dhe falë përkushtimit e këmbënguljes maksimale të të gjithë mësuesve dhe zyrave arsimore për ta realizuar këtë shërbim në kohën e duhur".



Kaltra Tafani

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,976 Lexime
9 muaj më parë