
Për herë të parë Shqipëria do të ketë Regjistrin Shtetëror të Revistave Shkencore
Për herë të parë Shqipëria do të ketë Regjistrin Shtetëror të Revistave Shkencore të botuara në vend. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, në një postim në rrjete sociale.
Për herë të parë Shqipëria do të ketë Regjistrin Shtetëror të Revistave Shkencore të botuara në vend. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, në një postim në rrjete sociale.
“Sapo kemi hartuar Rregulloren, ku përcaktohen procedurat dhe kriteret për përfshirjen e revistave shkencore në këtë regjistër, i cili ndihmon në strukturimin e kërkimit shkencor në fushën e publikimeve, duke e ngritur Shqipërinë në një nivel të ri për sa i përket transparencës, cilësisë së kërkimit shkencor, si dhe forcimit të ndërkombëtarizimit” – shkruan ministrja.
Në këtë proces janë përfshirë edhe universitetet për të arritur një punë sa më cilësore në hartimin e kësaj rregulloreje.
“Falënderoj të gjitha universitetet për kontributin e dhënë në finalizimin e këtij procesi dhe bashkëpunimin e frytshëm në përmbushjen e misionit tonë të përbashkët për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”- shkruan ministrja.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Nisi viti i ri akademik 2023-2024, studentët paralajmërojnë protesta dhe bojkote: Cilësia vjen në rënie
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Hapat që duhen ndjekur për në universitet