ligji

Përkufizimet dhe shkurtimet në sistemin arsimor

Më poshtë ju do të njiheni me përkufizimet e të gjithë termave që përdorni në botën shkollore, si dhe me shkurtimet e institucioneve që janë të lidhura ngushtë me sistemin arsimor ose janë pjesë përbërëse e tij.

Termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

“Arsimi parauniversitar” përfshin nivelet arsimore me kodet 0, 1, 2 dhe 3, sipas“Klasifikimit Ndërkombëtar Standard të Arsimit”, të miratuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në sesionin e 29-të të saj, në nëntor 1997, përkatësisht:

a) “Niveli me kodin 0”, arsimi parashkollor;

b) “Niveli me kodin 1”, arsimi fillor;

c) “Niveli me kodin 2”, arsimi i mesëm i ulët;

ç) “Niveli me kodin 3”, arsimi i mesëm i lartë.


“Arsim në distancë” është mënyrë arsimimi, ku pjesa më e madhe e procesit mësimor kryhet kur mësuesi dhe nxënësi nuk janë zakonisht në të njëjtin vend e në të njëjtën kohë dhe realizohet kryesisht me ndihmën e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit.


“Fushë e të nxënit” është një lëndë ose bashkësi lëndësh që shqyrtojnë realitetin nga këndvështrime të caktuara.


“Gjimnaz” është shkolla e mesme e përgjithshme.


“Institucion arsimor” është kopshti ose shkolla.


“Institucion arsimor plotësues” është institucioni që pasuron përvojat mësimore dhejetësore të nxënësve.


“Këshilli i prindërve” është organ i përbërë nga përfaqësues të prindërve të nxënësve të institucionit arsimor.


“Kurrikula” është sistem i përbërë nga disa elemente, si: korniza kurrikulare, kurrikulabërthamë, programet mësimore, vlerësimi, që, të lidhura mes tyre, lejojnë të orientohet dhe të funksionojë sistemi arsimor, nëpërmjet planeve arsimore dhe administrative. Kurrikula siguron arsimim cilësor dhe të barabartë për çdo pjesëtar të shoqërisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, seksi, pozita shoqërore.


“Kornizë kurrikulare” është dokumenti themelor i kurrikulës, ku përshkruhen synimet epërgjithshme të saj, kompetencat themelore, rezultatet e pritshme për nxënësit, për sa i përket dijeve, aftësive dhe qëndrimeve në fund të arsimit bazë dhe atij të mesëm të lartë, synimet e fushave të të nxënit dhe parimet e përgjithshme të procesit të mësimdhënies e nxënies e të vlerësimit të nxënësve.


“Kompetenca themelore” është kompetenca, për të cilat kanë nevojë të gjithë individët përplotësim dhe zhvillim vetjak, për qytetari aktive, për përfshirje shoqërore dhe për punësim.


“Kopsht” është institucioni arsimor që ofron shërbim arsimor të nivelit me kodin 0.


“Kurrikula bërthamë” është kurrikul e përbashkët për të gjithë nxënësit e një niveli në sistemin arsimor.


“Ministri” është ministri që mbulon çështjet e arsimit parauniversitar.


“Ministria” është ministria që mbulon çështjet e arsimit parauniversitar.


“Mësues” është personi që ka fituar të drejtën për të ushtruar profesionin e mësuesisë në arsimin parauniversitar.


“Nxënës” është personi që arsimohet në arsimin parauniversitar.


“Nxënës me aftësi të kufizuara” është personi, i cili ka dëmtime afatgjata fizike, mendore,shqisore, të sjelljes ose të kombinuara, që, në ndërveprim, mund ta pengojnë të marrë pjesë në mënyrë të plotë dhe të barabartë në arsimimin e tij dhe në jetën shoqërore.


“Partner social” janë sindikatat, me të cilat ministri nënshkruan kontratën kolektive të punës.


“Program mësimor” është dokumenti që përmban synimet, objektivat dhe rezultatet e tënxënit, metodologjitë e të nxënit dhe të vlerësimit për një lëndë ose fushë të caktuar.


“Shkollë” është institucioni që ofron shërbim arsimor për nivelet me kodet 1, 2, 3.


“Shkollë private” është shkolla jopublike, e cila nuk themelohet, financohet dheadministrohet nga qeveria qendrore ose vendore.


“Veprimtari plotësuese” janë veprimtaritë që planifikohen nga institucioni arsimor dhekanë për qëllim pasurimin e përvojave mësimore e jetësore të nxënësve.


“Tekst shkollor” është teksti që përdoret në procesin e të nxënit si një nga burimet e dijesdhe të informacionit, në format të printuar dhe/ose digjital, i hartuar sipas kërkesave të programit mësimor të një fushe të nxëni, nga botues privatë dhe institucione publike me të drejtë botimi, i certifikuar nga ministria.


AFP- Arsimi dhe Formimi Profesional

AKP- Agjencia Kombëtare e Provimeve

AK- Aftësi të Kufizuara

AKFAL - Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë

APU- Arsimi parauniversitar

APSH- Arsimi parashkollor

BE- Bashkimi Evropian

DAR- Drejtoria Arsimore Rajonale

FZHR - Fondi i Zhvillimit të Rajoneve

FE - Fakulteti i Edukimit

IA - Institucion arsimor

ISHA - Inspektorati Shtetëror i Arsimit

IZHA - Instituti i Zhvillimit të Arsimit

IS - Instituti special

KK - Korniza kurrikulare

KM -  Këshilli i Ministrave

MASR - Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

MBP - Menaxhimi në bazë të performancës

MF -  Ministria e Financave

ME -  Ministria e Ekonomisë

MM -  Ministria e Mjedisit

MPB - Ministria e Punëve të Brendshme

NJBQV - Njësia bazë e qeverisjes vendore

OECD - Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim

OJF - Organizatë jofitimprurëse

PPB - Produkti i përgjithshëm bruto

PISA - Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve

SAPU -  Sistemi arsimor parauniversitar

SMIA -  Sistemi i menaxhimit të informacionit në arsim

SMIS - Sistemi i menaxhimit të infrastrukturës shkollore

SZHAPU -  Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar

TIK - Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit

UNICEF -  Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

VKM- Vendim i Këshillit të Ministrave

ZA -  Zyra arsimore

ZHP -  Zhvillimi profesional


(Portali Shkollor)

11,075 Lexime
6 vjet më parë