
Përmbytjet nga reshjet, pezullohet procesi mësimor në disa shkolla deri në përmirësimin e situatës
Pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve, MAS ka njoftuar pezullimin e mësimit në disa shkolla ditën e hënë, deri në përmirësimin e situatës. Nga verifikimet në terren problematika të rënduara paraqiten në zonën e veriut. Më poshtë gjeni detajet.
Ditën e nesërme, më datë 21 nëntor në disa shkolla në veri të vendit do të pezullohet procesi mësimor për shkak të përmbytjeve.
MAS ka njoftuar se për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm, ka vendosur që ditën e nesërme të pezullohet procesi mësimor deri në përmirësimin e situatës në këto shkolla:
1- Shkolla "Martin Camaj", Shkodër qytet,
2- Shkolla "Agim Tafili", Harku i Bërdicës,
3- Shkolla "Prekal", fshati Postribë,
4- Shkolla "Ruzhdi Daca", Rrethinat,
5- Shkolla "Mehmet Shpëndi", fshati Shalë,
6- Shkolla "Theth", fshati Shalë,
7- Shkolla "Gimaj", fshati Shalë,
8- Shkolla "Palaj", fshati Shosh,
9- Shkolla "Ndreaj", fshati Shosh,
10- Shkolla "Nicaj", fshati Shosh
11- Shkolla "Pog", fshati Pult,
12- Shkolla "Plan", fshati Pult,
13- Shkolla "Maja e Thanës", fshati Pult,
14- Shkolla "Kasnec", fshati Pult,
15- Shkolla "Kir", fshati Pult,
16- Shkolla "Xhan", fshati Pult.
“Pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve në disa zona të vendit, sapo zhvillova një mbledhje urgjente me drejtuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive Rajonale Arsimore për të vlerësuar gjendjen e shkollave në të gjithë territorin. Pavarësisht se deri tani, në pjesën më të madhe të shkollave situata është nën kontroll, nga verifikimet në terren problematika të rënduara paraqiten në zonën e veriut. Në orët e ardhshme do të vijojmë ta ndjekim nga afër situatën dhe nëse do të ketë raste të tjera problematike do të informojmë në kohë reale nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të marrë të gjitha masat e nevojshme”, kështu ka deklaruar ministrja e MAS, Evis Kushi, në rrjetin social Facebook.

Nanila Allkja Biçaku
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Fondi i pyetjeve për provimin e licencës, për të gjitha profilet
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600