DËFTESAT

Përshkrimi i notës në dëftesë

Mësuesja Anila Duraj ka përgatitur përshkrimin e notës në dëftesë. Krahas secilës notë mesatare gjendet edhe përshkrimi i kompetencave kyçe, për shkallën e tretë.

Nota mesatare Përshkrimi i kompetencave kyçe në dëftesë           Shkalla III

5

- Shpreh mendimin e tij/ saj  për një temë të caktuar kryesisht kur i kërkohet, duke përdorur një fjalor të thjeshtë.

- Zgjidh duke ndihmuar detyra të thjeshta, nuk arsyeton përzgjedhjen e procedurës.

- Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët për realizimin e një aktiviteti sportiv ose mjedisor.

- Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes ne klasë, shkollë etj.  

6

- Shpreh mendimin e tij/ saj  për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit.

- Përzgjedh disa të dhëna, kryesisht nga teksti dhe i përdor në projektet lëndore.

- Bashkëvepron me moshatarët dhe të tjerët për realizimin e një aktiviteti të përbashkët në bazë klase apo shkolle.

- Ndërton marrëdhënie të shëndetshme me nxënësit e klasës.

7

- Shpreh mendimin e tij/saj  rreth temave të ndryshme duke përdorur gjuhën dhe fjalorin e përshtatshëm.

- Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme për realizimin e një veprimtarie në shkolle.

- Zbaton  rregullat e mirësjelljes dhe reagon ndaj sjelljeve të pahijshme.

- Përdor TIK-un për realizimin e projekteve,  përzgjedh pjesërisht informacionin sipas kritereve të cakuara.  

8

- Shpreh drejt një mendim ose kërkesë, me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit.

- Ndërlidh temën e re ose një çështje të dhënë me njohuritë dhe përvojat paraprake sipas një radhitjeje logjike.

- Zbaton  rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë etj dhe mban qëndrim ndaj nxënësve që nuk i respektojnë ato.

- Përdor programe të përshtatshme kompjuterike për kryerjen e detyrave në lëndë të ndryshme.  

9

- Dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra nga të tjerët rreth një teme duke bërë pyetje komente dhe propozime.

- Harton planin e punës për realizimin e një krijimi duke percaktuar hapat kryesorë të zbatimit.

- Përfshihet aktivisht në projekte kundër diskriminimit  dhe që promovojnë tolerancë.

- Përzgjedh informacionin e duhur dhe e paraqet atë të përpunuar dhe me efekte te larmishme me anë të programeve kompjuterike.

10

- Komunikon lirshëm me një fjalor të pasur shkencor, si dhe debaton në mënyrë kritike.

- Përdor strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi duke paraqitur rezultat të njëjtë.

- Ndërton mardhënie të shëndetshme me nxënësit e klasës dhe imponon mirësjellje reciproke.

- Analizon dhe menaxhon informacionin e marrë elektronikisht duke e përmbledhur sipas kritereve per realizimin e projekteve lëndore.  

 



(Anila Duraj; Portali Shkollor)

9,769 Lexime
5 vjet më parë