Aktualitet

Përurohet shkolla 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri” dhe kopshti Nr. 8 “Luledielli” në Kamëz

Këto investime që janë bërë me standardet më të mira nëpërmjet programit “EU4Schools”, do të përmirësojnë jetën e 9,000 banorëve të zonës, pasi në to mësojnë 310 nxënës, 75 fëmijë të kopshtit, si dhe punojnë me përkushtim 21 mësues dhe 3 edukatore.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, së bashku me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë Olivér Várhelyi, Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Shqipëri Monica Merino dhe Kryetarin e Bashkisë Kamëz Rakip Suli përuruan shkollën 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri” dhe kopshtin Nr. 8, “Luledielli” në Kamëz. 

Këto investime që janë bërë me standardet më të mira nëpërmjet programit “EU4Schools”, do të përmirësojnë jetën e 9,000 banorëve të zonës, pasi në to mësojnë 310 nxënës, 75 fëmijë të kopshtit, si dhe punojnë me përkushtim 21 mësues dhe 3 edukatore.

Deri tani, nga programi "EU4Schools” janë rindërtuar ose riparuar 23 objekte arsimore, ndërkohë që vijon puna me intensitet për 15 objekte të tjera arsimore.


Nëpërmjet këtyre 2 investimeve të “EU4Schools”, i është kushtuar rëndësi standardeve më të larta që institucionet arsimore duhet të kenë.


  • 12 klasa bashkohore e dinjitoze për procesin mësimor;
  • terrene sportive moderne & 3 laboratore të reja;
  • dhomë e dedikuar për mjekun e psikologun;
  • rampa dhe ashensorë për të krijuar lehtësi në aksesin e personave me aftësi të kufizuara;
  • sistem qendror të ngrohjes dhe ftohjes;
  • sisteme alarmi kundër zjarrit dhe të mbrojtjes nga zjarri;
  • kamera sigurie, dalje emergjence, kënd lojërash për fëmijë etj.

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,485 Lexime
1 vit më parë