PROVIMET E 9-VJEÇARES

PKAB, MASR publikon modelet e testeve dhe skemat e vlerësimit për gjuhët e huaja

Ministria e Arsimit ka bërë publik modelet e testeve dhe skemat e vlerësimit për gjuhët e huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht), për Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë. Materiali ka disa teste të përdorura në vitin shkollor 2019.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Besa Shahini ka publikuar së fundmi një material që përmban modele testesh dhe skema vlerësimi për provimet kombëtare të arsimit bazë (PKAB) në gjuhët e huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht). Në thelb, ky material u shërben mësuesve, specialistëve të arsimit, nxënësve dhe të gjithë të interesuarve në funksion të përmirësimit në arritjen e standardeve të mësimdhënies dhe të të nxënit në shkollë.


Me qëllim lehtësimin në përdorimin e tij, materiali është ndarë në dy seksione. 


Seksioni 1 përmban testet e përdorura në PKAB, lëndët e gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës italiane dhe gjuhës gjermane, bashkë me një informacion mbi përmbajtjet e testeve, kompetencat që vlerësohen, pesha që zë çdo kompetencë, llojet e pyetjeve etj. 


Ndërsa Seksioni 2 përmban skemat e vlerësimit për testet e përdorura në PKAB, lëndët e gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës italiane dhe gjuhës gjermane.


Përmes këtij publikimi, ku përmblidhen disa teste të Gjuhës së Huaj të përdorura në vitin shkollor 2019 (sesioni I dhe sesioni II) në Provimin Kombëtar të Arsimit Bazë, synohet t’u jepet nxënësve, prindërve, mësuesve dhe të interesuarve të tjerë një mundësi që të familjarizohen me përmbajtjen e testit dhe llojet e pyetjeve që përdoren në të.

(Portali Shkollor) 

5,966 Lexime
4 vjet më parë