TEMAT MËSIMORE

Planet mësimore të vitit shkollor 2020-2021 për Arsimin Fillor dhe Arsimin e Mesëm të Ulët

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka miratuar planet mësimore për vitin shkollor 2020-2021. Për të dyja ciklet, Arsimin Fillor dhe Arsimin e Mesëm të Ulët, janë përcaktuar temat për secilën javë mësimore.

Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 ka prekur çdo fushë të veprimtarisë njerëzore dhe të gjithëve na është dashur të përshtatemi me këtë ndryshim të papritur në mënyrën se si jetojmë. Ky ndryshim natyrisht ka përfshirë edhe arsimin dhe kjo situatë mund të vijojë edhe gjatë vitit shkollor 2020- 2021. 


Për të pasur një koherencë ndërmjet të gjitha formave të mësimit: mësimit në mjediset e shkollës, mësimit në distancë, mësimeve të transmetuara në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), mësimeve të transmetuara në kanalin youtube të MASR-së dhe mësimeve përmes platformave të ndryshme që mundësojnë krijimin e klasave virtuale, MASR-ja dhe ASCAP-i kanë përgatitur një listë temash unike për secilën lëndë dhe për secilën klasë të arsimit të mesëm të ulët që do të përdoret nga të gjithë mësuesit sipas profileve përkatëse. 


Lista e temave për çdo lëndë dhe për çdo klasë është një radhitje e tyre sipas periudhave të caktuara në kurrikulën me kompetenca. Këtë listë temash secili mësues do ta pasurojë dhe do ta plotësojë me rubrikat e tjera, duke hartuar kështu planet vjetore dhe planet përkatëse të periudhave me të gjitha rubrikat e përcaktuara në udhëzuesit kurrikularë. Lista e temave i përmbahet programit lëndor dhe përfshin të gjitha orët vjetore sipas planit mësimor të klasës përkatëse. 


Gjatë dy javëve të para të shkollës janë planifikuar orë përsëritjeje për njohuritë kryesore të zhvilluara gjatë periudhës së mësimit në kushtet e shtëpisë (mars-maj 2020). Temat e përsëritjes mund të ndryshojnë në varësi të specifikave që ka secili mësues lidhur me nevojat e nxënësve. 


URDHËR PËR MIRATIMIN E PLANEVE MËSIMORE PËR VITIN 2020-2021 (PDF)

TEMAT MËSIMORE PËR ARSIMIN FILLOR PËR VITIN SHKOLLOR 2020-2021

TEMAT MËSIMORE PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT PËR VITIN SHKOLLOR 2020-2021

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

126,860 Lexime
3 vjet më parë