Gjuhë Shqipe dhe Letërsi XII

Plani i projektit lëndor

Dr. Ermira Ymeraj nga shkolla “Jordan Misja” në Shkodër sjell sot një projekt lëndor në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi XII. Tema e projektit është “Krim dhe Ndëshkim”. Shikoni hap pas hapi se si është planifikuar ky projekt lëndor.

Republika e Shqipërisë

Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër

Gjimnazi “Jordan Misja”

Miratohet, Drejtore: Ardiana  Ndreu

Plani i projektit lëndor

(Viti mësimor 2017 – 2018)

Lënda: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi XII

Klasa e XII  

Mësuesi: Dr. Ermira Ymeraj

Tema: Krim dhe Ndëshkim

1. Koncepti i teorive tek Raskolnikovi,  

2. Nënteksti simbolik i Krimit dhe Ndëshkimit, 

Punë me projekt: Krim e ndëshkim (Dostojevski)

Lloji - Libër psikologjik


Qëllimi i projektit

Nxënësit në mënyrë të pavarur të referojnë për një vepër konkrete duke u ndihmuar nga njohuritë që kanë marrë për referatin.


Synimi:

1) Aftësimi për bashkëpunim në një grup pune

2) Kuptimi i rolit te çdo nxënësi në  grup-projekt, në menaxhimin e punës së përcaktuar

3) Kryerja e punës sipas afateve  kohore


Objektivat

Në fund të projektit nxënësit të kenë arritur: a. të lexojnë veprën; b. të përcaktojnë objektivat që do të arrijnë;

c. të referojnë rreth veprës për çështje të caktuara; ç. të diskutojnë dhe të japin vlerësime për punën e vet dhe të shokëve

Të njohë karakteristikat e rrymës së autorit, duke i dalluar sipas menyrës së shfaqjes.

Të përshkruajë sipas simbolikave të përdoruara përsonazhet

Të evidentojë nëntekstin dhe të thojë të pathënat,  ndikimet e tyre te lexuesi  

Të dallojë faktorët që  përcaktojnë ndryshimin thelbësor të Raskolnikovit.

Të interpretojë dimensionet e e autorit në ndërtimin e heronjëve.

Të argumentojë konceptin filozofik dhe psikologjik dhe t’i veçojë ato përmes diagramit të Venit te Dostojevski

Të shkruajë intervista imagjinare, duke ndërtuar pyetësorë për to ose letra apo të punojë për ndërtimin e një gazete.

• Faza e konceptimit të projektit - vlerësimi dhe zhvillimi i ideve.

• Faza e studimit të projektit - studimi i ideve të zhvilluara në fazën e konceptimit.

• Faza e planifikimit të projektit - projektimi në detaje 

• Faza e zbatimit të projektit - ndërtimi dhe përfundimi.


Metodat

Metodat e zgjedhura për realizimin e qëllimit dhe objektivave: Hermenautike, argumentuese, antropologjike, diagrami i Venit.

Aktivitetet që do të zbatohen: Shfaqje e punimit përmes ballafaqimit të grupeve dhe liderëve, 

Vendndodhja e projektit: Shkodër

Vendndodhja e aktiviteteve të ndryshme: Ambientet e sallës së rinisë pranë shkollës së mesme “Jordan Misja”.

Grupet e interesuara

Klasa ndahet në gjashtë grupe, sipas tematikës së përcaktuar.

Kohëzgjatja e projektit: 6 orë

Referimi: 2 orë

Partnerë në projekt:

Mësuesi e psikologjisë: a) për zbërthimin e termave dhe dukurive psikologjike; b) për sqarimin e shpjegimin e situatave të ndryshme jetësore;

Mësuesi/ja e filozofisë: a) për sqarimin termave filozofikë; b) për sqarimin e shpjegimin e teorive të ndryshme filozofike;

Mësuesi i informatikës: a) në përdorimin e Word-processor në shkrimin e shënimeve dhe të raportit; b) në përdorimin e Power Point-it për të përgatitur përmbledhjen e materialit.


Veprimtaritë e projektit:

Shkrimi i referatit

- Përgatitja e skedave sipas çështjes që do të merret në shqyrtim;

- Trajtimi i çështjeve të dhëna sipas një strukture të përcaktuar: hyrja – zhvillimi - mbyllja

- Rishikimi i punimit

- Redaktimi

- Korrektimi

- Leximi përfundimtar

- Paraqitja para klasës dhe diskutimi rreth tij


Grupet e punës

1. Grupi i parë 

Tema: Një vepër psikologjike, që vjen nga një përvojë e pasur - Lexuesi të cilit i drejtohet ky libër; moshat që mund ta lexojnë.

- Evidentimi i përvojave të autorit me pacientët e tij.

- Ndikimi i seancave psikoterapeutike në jetën e pacientëve. (Ilustrime me raste pozitive dhe negative.)

- Mesazhi dhe ndikimi i këtij libri në jetën e një lexuesi.


2. Grupi i dytë

Tema: Shkrimtari dhe vepra e tij 

- Të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e Dostojevskit.

- Të dhëna për veprat e tij - shkurtimisht se përse flasin ato.

- Të dhëna për pritjen e këtyre librave prej lexuesit.

- Në sa gjuhë të botës janë përkthyer veprat e tij

- Pse libri “Krim e ndëshkim” është renditur si një ndër librat më të mirë.


3. Grupi i tretë 

Tema: Analiza tematike e pjesës I të librit – Krimi

- Problemet dhe dhimbja

- Mëkatet e Raskolnikovit

- Zgjidhja e problemeve dhe koha etj.


4. Grupi i katërt 

Tema: Analiza tematike e pjesës II të librit – Ndëshkimi

- Përkufizimi i dashurisë

- Kufijtë e Egos

- Varësia etj.


5. Grupi i pestë 

Tema: Studimi i teorive që ka shfrytëzuar autori dhe komentimi i qëllimit se përse i kanë shërbyer ato

- Autorë të librave filozofikë e psikologjikë

- Autorë të librave fetarë


6. Grupi i gjashtë

Tema: Analizë e gjuhës së veprës

- Gjuha e autorit – auditorit që i drejtohet -

- Regjistri: shkencor apo bisedor (e vulgarizuar)

- Kombinimi i shpjegimit shkencor me shembuj, referime dhe rastet komunikative me lexuesin.


Dorëzimi dhe diskutimi i punimit:

Çdo përgjegjës grupi paraqit para klasës materialin e përgatitur nga grupi. Veç punimit me shkrim, i cili duhet të mbajë edhe emrin e redaktorit dhe korrektorit të grupit, materiali mund të paraqitet i përmbledhur me power point dhe të shoqërohet edhe me materiale ilustruese.


Treguesit e vlerësimit të projektit:

Çdo nxënës mban shënime rreth punimit, seriozitetit të paraqitjes dhe bën vlerësimin individual.

Diskutimi në klasë për punën e shokëve.

Vlerësimi përfundimtar për punën individuale dhe në grup.


AKTIVITETET, DETYRAT,  KOHA E ZBATIMIT  DHE  PËRGJEGJËSITË

Koha Hapat e procesit të realizimit të projektit
Shtator/Tetor Formulimi i temës dhe i pikave kryesore në planifikimin e përbashkët të mësuesit dhe nxënësit
Nëntor Bibliografia me shpjegime/ me përmbledhje
Dhjetor Drafti i parë
Janar Takim i mësuesit me nxënësin për shkrimin dhe rishkrimin
Shkurt Afati i draftit të përmirësuar
Mars Takime të mësuesit me nxënësit për shkrimin/ rishkrimin
Prill Varianti përfundimtar
Maj /qershor Prezantimet / Vlerësimet

 

Grafiku kohor:

AKTIVITETET, DETYRAT,  KOHA E ZBATIMIT  DHE  PËRGJEGJËSITË

Kohëzgjatja e projektit Data e fillimit dhe mbarimit të projektit Grafiku i aktiviteteve Të angazhuarit  
Shtator- Prill 10 Tetor  - 10 qershor 10 Tetor:  Marrja e temës, Ndarja e grupeve. (Aktiviteti 1. Fushatë për fillimin e projektit ) 11. Tetor: Përcaktimi i liderit sipas grupeve . (1.1 Përgatitja e fletë-palosjeve ) Nëntor:  Dhënia e literaturës, gjetja e burimeve të tjera si : biblioteka, interneti. (1.2 Shpërndarja e fletë-palosjeve) Janar: Monitorimi, Ballafaqimi me ecurinë e punës, vështirësitë, konsultime. (1.3 Takime mes grupit e komunitetit) Qershor: Prezantimi i punimit vijueshmëria Qershor: Vlerësimi i projektit sipas grupeve   Mësuesi       Nxënësit     Mësuesit – Nxënësit       Mësuesi- nxënësit         Nxënësit     Mësuesja  

 

 

Cikli i Projektit me gjashtë fazat përbërëse të tij

Fazate punës

FAZAT LLOJI SHËNIME
E parë Vlerëso nevojat dhe mundësitë Nxënësi sqarohet për burimologjinë e  materialeve
E dytë Identifikon idenë e projektit Diskuton me shokët/prindërit dhe miqtë dhe përzgjidhet ideja më e mirë
E tretë Harton projektin Me marrjen e temës, nxënësi harton në bashkëpunim me grupet e interesit, pikat e trajtesës së projektit
E katërt Financimi i projektit  
E pestë Zbatimi dhe aktivitete  
E gjashtë Vlerëson rezultatet  

 

Burimet:  

Burimet njerëzore ( libra, literatura, autorë). Burimet financiare ( sipas grupeve të punës). Infrastruktura (sipas grupeve)

Kostot. Buxheti total i projektit: sipas grupeve të punës

Aftësitë që duhen zhvilluar:

Njohja, dallimi, argumentimi, gjykimi, vlerësimi, shkrimi. 

Përfituesit e projektit. Nxënësit, komuniteti.

Përshkrimi i aktiviteteve të projektit:

Sipas një rendi të caktuar që në momentin e përcaktimit të temës përfundimtare nis: 

1. Shpërndarja e burimeve

2. Nxënësit e angazhuar në projekt

3. Plani i detajuar, pajisjet e nevojshme

4. Nevoja të tjera me karakter teknik 

5. Ndarja e përgjegjësive 

6. Përfituesit e projektit

7. Grupi i projektit dhe partnerët bashkëpunues

(Portali Shkollor)

25,257 Lexime
6 vjet më parë