TIK

Planifikimi i portofolit, projekti kurrikular, klasa X, TIK

Vera Kana, mësuese në gjimnazin "Kostandin Kristoforidhi" dhe drejtuese e rrjetit profesional të TIK në Elbasan ka përgatitur planifikimin për portofolin për periudhën e dytë dhe planin e projektit kurrikular të klasës së X.

PROJEKT LËNDOR

Fusha: Teknologji dhe TIK            

Lënda: TIK            

Shkalla: V                          

Klasa:         

Tema: Prezantimi i projekteve digjitale në Power Point 

1. Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit: Nxënësi komunikon në mënyrë efektive

• Nxënësi prezanton të dhënat digjitale në përshtatje me temën

• Nxënësi redakton dhe ndajnë ide dhe informacione


Kompetenca e të menduarit: Nxënësi mendon në mënyrë krijuese

• Prezanton të dhënat digjitale tekst, audio, imazh para një audience të gjerë 

• Përzgjedh saktë të dhënat digjitale tekst, audio, imazh nga burime të  ndryshme në bazë të temës së projektit.


Kompetenca e të nxënit: Nxënësi mëson për të nxënë

• Shfrytëzon në mënyrë efikase njohuritë, teknologjinë e informacionit për përzgjedhjen e saktë të të dhënave digjitale në varësi të temës. 

• Përdor teknika të ndryshme për të menaxhuar të dhënat digjitale sipas temës duke i renditur sipas rëndësisë.


Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin: 

Nxënësi kontribuon në mënyrë produktive: 

• Përdor programe kompjuterike për përpunimin e të dhënave digjitale.

• Përgatit dhe prezanton në mënyrën e duhur projektin digjital.


Kompetenca personale: Nxënësi bën jetë të shëndetshme

• Jep zgjidhje individuale ose konkluzione në varësi të mesazhit që do japin nëpërmjet projektit digjital.

• Bashkëpunon me të tjerët për arritjen e një qëllimi te përbashkët për zhvillimin e projektit digjital.


Kompetenca qytetare: Nxënësi përkushtohet ndaj të mirës së përbashkët

• Propozon alternativa të ndryshme sesi qytetarët mund te kontribuuojnë në këtë projekt digjital.

• Respektojnë idetë e të tjerëve në lidhje me projektin digjital.


Kompetenca digjitale :Nxënësi përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin

• Përdor me saktësi komandat e avancuara të programeve standarde për përpunimin e të dhënave tekst, audio, imazh.

• Përdor mjete digjitale për prezantimin e projektit digjital.


2. Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës:

• Hetimi me Tik

 Nxënësi kërkon brenda fushave për llojin e të dhënave

 Nxënësi përdor  modele digjitale për të provuar dhe për të përshtatur hipotezat për zgjidhjen e problemave.

• Krijimi me Tik

 Nxënësi përdor software për të krijuar tabela dhe skema. 

 Nxënësi përdor software për hartimin dhe planifikimin e projekteve.

 Nxënësi përdor funksione të avancuara për të menaxhuar dhe redaktuar produkte digjitale për efektet e dëshiruara.

• Komunikimi me Tik

 Nxënësi planifikon një projekt.

 Nxënësi zgjedh dhe rekomandon zgjidhje software bashkëpunuese të përshtatshme. 

 Nxënësi lehtëson punën në grup dhe bashkëpunon për të gjetur mjete për menaxhim projekti.

• Menaxhimi dhe Operimi me TIK

 Nxënësi harton dhe përdor  konvencione file/folder të qëndrueshme me emërtime

 Nxënësi mirëmban  versionin e kontrollit të dokumenteve.

 Nxënësi zbaton njohuritë e tij për të vendosur nëse do të përdorë cloud, server lokal për informacionet e tij. 

• Zbatimi i protokolleve dhe praktikave sociale dhe etike kur përdorin TIK-un.

 Nxënësi vlerëson ndikimin e TIK-ut  në shoqëri.

 Nxënësi aplikon strategjitë e duhura për të mbrojtur të drejtat, identitetin, jetën private gjatë përdorimit të TIK-ut.

 

3. Synimet e projektit: 

- Aftësimi i nxënësve në punë kërkimore studimore.

- Shfaqja e njohurive , aftësive dhe shprehive të fituara.

- Nxitja e mendimit krijues dhe shprehive praktike.

- Përfshirja në veprimtari të vogla profesionale.

- Rritja e numrit të nxënësve aktivë.

- Rritja e bashkëpunimit ndërmjet nxënësve.

- Ulja e numrit të nxënësve me rezultate jo të mira në Tik


4. Rezultatet e të nxënit që synohen të arrihen:

Nëpërmjet punës me projekt  nxënësit:

- Krijojnë projekte digjitale me tema të ndryshme studimore

- Prezantojnë projekte digjitale në programin Power Point ose në Movie Maker.

- Zgjedhin  të dhënat digjitale të duhura në varësi të temës dhe mesazhit që do japin nëpërmjet projektit digjital

- Përdorin sa më pak numra në projektin  digjital

- Përdorin imazhe të duhura.

- Përdorin saktë komandat e programit Power Point.


5. Lidhja me fushat e tjera ose temat ndërkurrikulare:

- Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore 

- Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës. 

- Përdorimi i TIK‐ut. 

- Përdorimi i software të përshtatshëm për projektin.

- Kompetenca shoqërore dhe qytetare. 

- Përshtatja e një stili jete aktive dhe të shëndetshme. 

- Kërkimi , gjetja e përpunimi i  informacionit.


6. Konceptet teorike

- Të dhënat digjitale tekst, imazh, audio, video.

- Formatet e tyre.

- Kërkimi i informacionit në internet.

- Ruajtja e informacionit në programin Word me përdorimin e komandave save dhe Save As

- Përdorimi i komandave copy-paste për kalimin e materialit nga Programi Word në Power Point.

- Përzgjedhja e slajdeve të reja në varësi të informacionit  që do vendosin.

- Formatimi i tekstit me komandat Font.

- Përzgjedh saktë modelin që ofrohet në transition to this slide.

- Vendosja e animation për informacionin në slide tekst,imazh.

- Ruajnë prezantimin ne Power Point.

- Ruajnë prezantimin në USB ose  në CD.

 

 7.  Burimet:

- Libri i fizikës ( klasa X)

- Biblioteka (Libra dhe revista shkencore)

- Interneti etj.


8. Partnerët:

- Nxënës të grupeve bashkëpunuese;

- Punonjës të bibliotekave, mësuesja e lëndës etj.


9.   Produkti final:  

- Prezantimi do të jetë orën e fundit, një prezantim në powerpoint me CD.


10.   Mjetet që duhen :

a. Laptop, Kompjuter 

b. Video-projektor

c. USB  Flash drive, CD, DVD

d. Mjete të tjera ndihmuese për realizimin e projektit. 


11. Kostoja:

-  Koha që do të shpenzojë çdo grup, fotokopjet, CD etj.


12. Situata e të nxënit:  

- Nxënësit  mbledhin informacion nga burime të ndryshme, sipas temave dhe detyrave përkatëse të caktuara, sipas grupeve të punës dhe e përpunojnë atë.

- Përzgjedhin  saktë  të dhënat digjitale tekst, imazh në lidhje me temën e projektit.

- Zbatojnë  me përpikmëri këshillat për një prezantim të suksesshëm të një projekti digjital.


Temat për të cilat do të punojnë grupet e nxënësve do të bazohen në këto lëndë:

- Histori

- Gjeografi

- Biologji

- Gjuhë ose letërsi

- Matematikë

- Fizikë

- Kimi….etj.

(Portali Shkollor)

10,245 Lexime
6 vjet më parë