MËSUES PËR SHQIPËRINË

Portali 2021, lista e kandidatëve të profilit Gjuhë Angleze, Gjermane, Italiane, Greke dhe Gjuhë Frënge

Ju paraqesim listën zyrtare të kandidatëve të cilët do të bëhen pjesë e Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2021, në profilin Gjuhë Angleze, Gjermane, Italiane, Greke dhe Gjuhë Frënge. Krahas secilit emër, do të gjeni edhe orarin e zhvillimit të testimit.

Ju kujtojmë se sipas kalendarit zyrtar portali “Mësues për Shqipërinë” 2021, për mësuesit e gjuhëve të huaja do të zhvillohet më:


Gjuhë Angleze 2 gusht-5 gusht 2021

Gjuhë Gjermane 5 gusht 2021

Gjuhë Greke 5 gusht 2021

Gjuhë Italiane 7 gusht 2021

Gjuhë Frënge 28 gusht 2021 


Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe në vijim të masave parandaluese të përhapjes së tij, gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në testim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme:

  • Të paraqitet pranë QSHA-së i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike;
  • Të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 – 2 metër me kandidatët e tjerë;
  • Të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit;
  • Të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit;
  • Të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale, të panevojshme në zhvillimin e testimit.



Lista e kandidatëve Gjuhë Angleze 

Lista e kandidatëve Gjuhë Gjermane 

Lista e kandidatëve Gjuhë Italiane 

Lista e kandidatëve Gjuhë Greke

Lista e kandidatëve Gjuhë Frënge 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,184 Lexime
2 vjet më parë